Mutu: Kjo ėshtė ndeshja e jetės
Sulmuesi i Fiorentinės, Adrian Mutu, ka thėnė se skuadra e Violas do ta luajė ndeshjen e jetės sonte kundėr Glasgow Rangers.
Dy skuadrat takohen pėr ndeshjen e dytė gjysmėfinale nė Artemio Franchi pėr ta siguruar njė vend nė finalen e Kupės UEFA. Takimi i parė ndėrmjet dy skuadrave nė Glasgow pėrfundoi pa gola, ndėrsa Mutu shpreson se Viola ėshtė skuadra e cila do ta shkojė nė finale.
Njė finale evropiane do tė ishte njė arritje e shkėlqyer. Gjithēka mund tė ndodhė nė futboll, mirėpo ne do tė japim gjithēka nė fushė dhe kjo do tė jetė ajo qė do tė na kėnaq mė sė tepėrmi pavarėsisht nga rezultati pėrfundimtar, ka thėnė Mutu pėr faqen zyrtare tė klubit.
Ndeshja e mbrėmjes mund tė na realizojė ėndrrėn pėr tė marrė pjesė nė njė finale tė madhe kėtė sezon. Pėr neve kjo ndeshje ėshtė mė e rėndėsishmja e sezonit, megjithėse nuk do tė thotė se ndeshjet tjera nuk janė tė rėndėsishme, por kjo e sotmja ėshtė diēka speciale, ka thėnė sulmuesi rumun.