Bandilli (Nga Ardian Elezi)
Njoni, tu hec m'rrugėt, pa njonėn qi kishte dalė m'dallapt' (= penxhere)
ene po ia bojte me sy e me lloj lloj isharetesh e nozesh. Burri huj hypi
nolt tu iu morė shpirti pri vrapit ene ajo e shtjeu mrena. Sa kishin myllė
derėn e u bonė hazėr pėr t'iu vu punvet, u nigju e ramja derės ene, si
pėrherė m'ksi rastesh, u nigju ene gruaja qi tha: "qyqa, burri!" Robi huj
s'dite ēere me bo e ka me hy, po gruaja, ksaj rradhe, nryshe ka herėt qera,
nuk e futi as m'dallap, as poshtė minerit, po u tregu mo e qut ene i tha:
"Kap shpejt at' hekėr e bo sikur po hekuros kto lėvere!" Ai nuk e zgjati,
po kapi hekrin e iu vu punės tu hekuros. Kur burri hyni mrena, pa rob'n e
huj ene pyti: "Kush o ky, mi gru?" "E kom mor una me m'hekuros lėveret,
se m'ra bretku e s'kom takatė me ia dalė punėve vetėm". E hongri Zavalli.
Nėrkohė robi huj, masi i boni lėveret palė, lo hekrin ene thyu xėverkun e
dul pėrjashta. Rrugės pėr shpi shef i shok'n e vet ene i kallxoi se ē'i kishte bo vaki. Shoku vet vu dorėn m'ballė e i tha: "Cere thu ti, mėr jahu! Po ti paske hekuros ato qi lava u' gje(=dje)!"