Finalja e Moskės: Chelsea - Manchester United
Chelsea do ta sfidojė Manchester Unitedin edhe pėr trofeun e Ligės sė Kampionėve, pasi qė siguroi vend nė finalen e madhe qė zhvillohet mė 21 maj nė Moskė, falė fitores 3-2 ndaj Liverpoolit nė Stamford Bridge.
Blutė arritėn tė kalojnė nė epėrsi pėrmes golit tė sulmuesit nga Bregu i Fildishtė, Didier Drogba, nė minutėn e 33-tė tė lojės, gol qė dėrgonte blutė nė finale, por spanjolli Fernando Torres shėnoi golin e barazimit nė minutėn e 64-tė, pėr tė rihapur sfidėn dhe pėr tė ēuar ndeshjen nė vazhdime.
Njė penalti e shkaktuar ndaj Michael Ballack, disa minuta pas fillimit tė lojės shtesė, u shndėrrua nė gol nga Frank Lampard (98), ndėrsa avantazhin e thelloi Didier Drogba i cili shėnoi golin e dytė tė tij nė kėtė ndeshje (105). Tre minuta para fundit tė ndeshjes Ryan Babel shėnoi pėr Liverpoolin, por vetėm sa pėr tė ngushtuar rezultatin nė 3-2 (117).
Chelsea, qė siguron finalen e Ligės sė Kampionėve pėr herė tė parė nė histori, do tė ketė pėrballė kampionin e Anglisė, Manchester United, qė tė martėn eliminoi ekipin spanjoll tė Barcelonės, falė golit tė Paul Scholes. Dy ekipet janė po ashtu nė luftė edhe pėr titullin e Premierligės, ku kryesojnė me pikė tė barabarta, megjithėse Manchester ka diferencė mė pozitive tė golave.