hacking-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


hacking-ks
 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Erih Maria Remark

Shko poshtė 
AutoriMesazh
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:04 pm

Biografia dhe Veprat e Erih Maria Remark


Erih Maria Remark eshte nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise gjermane te shekullit XX. Lindi me 22 Qershor 1898 ne Osnabrück dhe vdiq me 25 Shtator ne Lokarno te Zviceres.
Biografia dhe shkrimet e Remark jane te prekura thellesisht nga historia gjermane e shekullit te XX: femijeria dhe rinia e tij ne qytetin imperial te Osnabrück, Lufa e Pare Boterore.
Me romanin “Asgje e re nga fronti i perendimit”, publikuar per here te pare ne 1929, Remark pati nje njohje mbare boterore, qe vazhdon akoma dhe ne ditet e sotme. Disa romane te tjera qe u njohen ne mbare boten jane: “Rruga e Kthimit(1931)”, “Tre Shoke(1936-1938)", “Harku i Triumfit(1945)”, “Obelisku i Zi(1956)”, edhe “Nje Nate ne Lisbon(1962)”. Veprat e Remark jane perkthyer ne me shume se pesedhjete gjuhe; ne kompleks numrin total i botimeve arrin ne disa miliona kopie. Shume romane te Remark jane bere filma, dhe disa prej tyre jane bere filma mjaft te cmuar te kinematografise si psh: “Harku i Triumfit(1948)”, “Kohe per te vdekur e kohe per te jetuar(1958), si edhe ne menyre te vecante “Asgje e re nga fronti i perendimit(1930), nje film i pare ne mbare boten si simbol kundra luftes.
Te gjitha veprat e Remark kane ne sfond nje lidhje ideale me qytetin e Osnabrück, ndersa tematikisht permbajne nje test kritik te historise gjermane. Ne plan te pare ne brendesi te krijimeve te tij letrare qendron veshtrimi i dinjitetit human dhe te humanitetit ne kohe terrori dhe lufte. Per keto arsye Remark pelqehet kudo sepse u perpoq gjithmone t’i jepte lexuesit nje “Gjermani ndryshe”.

Me poshte jepet jeta e Remark me data:

1898, 22 Qershor: Lindja e Erih Paul Remark ne ora 20:15, bir i Peter Franz Remark (lindur me 14 Qershor 1867 ne Kaiserwerth) dhe i Anna Maria Remark, mbiemri i vajzerise se ciles ishte Stallknecht (lindur me 21 Nentor 1871 ne Katenberg).

1900, 6 Shtator: lindja e motres Erna Remark.

1901, 30 Tetor: vdekja e vellait Theodor Arthur Remark (lindur me 9 Korrik 1896 ne Osnabrück).

1903, 25 Mars: lindja e motres Elfriede Remark.

1904, Shkolla fillore(Shkolla Katedrale, Shkolla Johanis) ne Osnabrück deri me 1912.

1912, Shkolla Pergatitore Katolike ne Osnabrück deri me 1915.

1915, Miqesi e madhe me Fritz Hörstemeier dhe Friedrich Vordemberge, Erika Haase, Rudolf Kottman, Fritz Erpenbeck, Bernhard Nobbe, Hans Ballhausen, Pauline Spencker ne rrethin “Barraka e Endrrave” e Liebigstraße 31.
Po ne te njejtin vit me 2 Korrik fillon kolegjin real per formimin e mesuesve ne Osnabrück deri ne fund te vitit 1919.

1916, Qershor: publikon “Per gezimet, per penden, per rinine e armatosur”. Me 21 Nentor po te njejtit vit shkruhet ne ushtri. Rekrut ne batalionin per kembim, regjimenti 78. Stervitja ne kasermen e Osnabrück.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:05 pm

1917, 20 Qershor: certifikate i nje viti pjesmarres dhe i shkruar vullnetarisht.
5 Maj: trasferim ne Kompanine e pare, batalioni i kembimit, regjimenti 78.
12 Qershor: trasferim ne frontin perendimor, kompania e dyte te divisonit te dyte ne Hamlenglet.
31 Qershor: i plagsour nga pjese granate ne kemben e majte, krahun e djathte dhe ne qafe. Perpara 25 Gushtit transferohet nga spitali i kampit 309 ne spitalin S. Vincenz te Duisburg.
9 Shtator: vdekja e te jemes Anna Maria Remark ne spitalin Marien te Osnabrück (shkaku i vdekjes: kancer).
13 Shtator: ne Osnabrück per varrimin e te jemes varrosur ne Hasefriedhof.
Nentor: fillon te punoje per nje roman mbi luften.

1918, Lidhje e ngushte me Erika Haase.
6 Mars: vdekja e Fritz Hörstemeier, ndjek varrimin ne Brema.
Prill: publikimi i “Ti dhe Une”, “E Bukura”
Fillimet e Prillit: familia Remark transferohet ne Hakenstraße 3.
Ne vere dhe vjeshte te atij viti: lidhje e ngushte dhe dashuri jo e dyanshme me Lucile Dietrichs.
31 Tetor: del nga spitali i Duisburg, vendoset ne batalionin e pare te kembimit, ne regjimentin 78 te ushtrise ne Osnabrück.
15 Nentor: i jepet Ylli i Ferrit, klasi i pare, ne Duisburg nga ana e Keshillit te Punetoreve dhe Ushtareve te Osnabrück.

1919, Janar: rifillon studimet ne Kolegjin Katolik per mesues fillore.
5 Janar: shkarkohet nga ushtria, heq dore nga medaliet dhe dekorimet.
14 Shkurt: martesa e dyte e te jatij, Peter Franz Remark, me Maria Anna Henrika Bahlmann (lindur me 26 Shkurt 1872 ne Cloppenburg).
25 Qershor: provimi per mesues filloreje.
1 Gusht: fillon mesues ne Lohne, afer Lingen deri ne fund te Marsit, 1920.

1920, 4 Maj: jep mesim deri me 31 Korrik ne Klein-Berssen/Hümmling.
20 Gusht: jep mesim a Nahne, afer Osnabrück, deri ne 20 Nentor.
20 Nentor jep doreheqjen nga mesimdhenia. Ne Osnabrück ben punera te rastit, shites guresh te cmuar, mesues piano etj.

1921: lidhje e ngushte me aktoren Ida-Lotte (Lolott) Preuß. Fillimet e Marsit: punon si kritik teatral.
10 Mars: i pari dokument me emrin Erih Maria Remark, e shfaqur ne gazeten “Kontinental” firmosur prej tij me kete emer.
Qershor: ne nje leter i shpreh keqardhjen per krijimet e tij letrare shrimtarit Stephan Zweig.

1922, 29 Prill: transferim ne Hannover. Punon si redaktor i testeve dhe i te perjavshmes “Kontinental”.

1923, Qershor: punon mbi nje roman dhe behet redaktor i pergjithshem i gazetes “Kontinental”.

1924, Shkurt: publikon “Mbi rremujen e markave te shtrenjta”.
9 Tetor: takimi i pare me Edith Doerry, bija e Kurt Doery, organizuesi i pare i revistes “Sport im Bild” ne Hannover, qe i jep Remark te drejten te transferohet ne Berlin.

1925: apartament ne Berlin-Charlottenburg, Kaiserdamm 114.
1 Janar: behet redaktori i revistes “Sport im Bild”.
14 Tetor: martesa e pare me Ilse Jutta “Jeanne” Zambona, e ndare nga Winkelhoff (lindur me 25 Gusht te 1901 ne Hildesheim).

1926: merr titullin "Baron i Buchwald” per 500 RM (Marka gjermane) dhe vihet re nga Baroni Hugo von Buchwald.

1927, 1 Janar: largohet bashke me Jutta Zambona nga Kisha Katolike.
Vjeshte/dimer te ketij viti: punon mbi romamin “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
25 Nentor: fillon stampinim e “Stacion ne Horizont”, qe publikohet me pjese ne “Sport im Blid” deri me 17 Shkurt 1928.

1928, Mars: shtepia boteuse Fischer refuzon “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
Gusht: shtepia botuese Ellstein pranon publikim e romanit “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
3 Gusht: behet redaktor i pergjithshem i revistes “Sport im Blid”.
10 Nentor: boton “Asgje e re nga fronti i perendimit” ne gazeten “Vossische Zeitung, deri me 9 Dhjetor.
15 Nentor: largohet pa njoftim nga revista “Sport im Bild”.

1929, 29 Janar: publikohet si liber “Asgje e re nga fronti i perendimit” nga shtepia botuese Propyläen ne Berlin.
Shkurt: lidhje e ngushte me Brigitte Neuner deri me 1931. Ne Davos deri ne Prill, miqesi me Rudolf Herzog e Kasimir Eschmid.
30 Gusht: visite tek Harry Graf Kessler.
Shtator: Björnstjerne Björnson propozon Remark per Cmimin e pare Nobel te letersise.
Tetor: Udhetim me Georg Middendorf nga Osnabrück deri ne Paris.
Nentor: Punon mbi “Rruga e Kthimit”

1930, fillimet e vitit: lidhje e ngushte me Ruth Albu deri me 1932. Me sygjerim te Ruth fillon te bleje opera arti dhe piktura te vlefshme. Lind miqesia me shitesin Walter Feilchenfeldt.
4 Janar: divorci i pare me gruan Jutta Zambona.
24 Janar: eshte ne Arosa dhe Davos deri ne Mars bashke me Jutta Zambona dhe me Felicitas Reznicek.
29 Mars: fillon publikimi i tregimit “Armiku”.
29 Prill shfaqja e pare e filmit “Asgje te re nga fronti i perendimit” regjizuar nga Lewis Milestone.
Korrik: punon ne shtepine botuese Hoburg House deri ne shtator ne Osnabrück, ketu takon Ruth Albu.
Tetor: Eshte ne Paris per te nenshkruar nje kontrate.
Mes Tetori: Remark sheh filmin e sapo dale “Asgje e re nga fronti i perendimit” orgazizuar vetem per te ne Osnabrück.
4 Dhjetor: Shfaqja e pare e filmit “Asgje e re nga fronti i perendimit” ne Gjermani. Merren masa nga nacional-socialistat e Gjermanise te udhehequr nga Joseph Goebbels.
11 Dhjetor: filmi “Asgje e re nga fronti i perendimit” ndalohet dhe cohet per kontroll ne Berlin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:05 pm

1931: propozohet per Cmimin Nobel per paqen nga profesor i Legates se Varshaves, Sigismond Cybichowski dhe nga N.M.Buter.
26 Janar: merr pjese, neperjet nje deklarimi te shkruar, ne manifestimet e protestes te organizuara ne Berlin nga Legata Gjermane kundra ndalimit te filmit “Asgje e re nga fronti i perendemit”.
Prill: eshte ne Cannes, Capo d’Antibe e Monte Carlo per Cmimin e Madh.
Vere: eshte ne Heidelberg me Ruth Albu.
20 Gusht: me sygjerim nga Ruth Albu, blen vilen “Casa Monte Tabor” ne Porto Ronco, mbi Lago Maggiore (Tessina, Svicer).

1932: punon mbi librin “Tre Shoke”.
Nga Prilli: jeton ne Porto Ronco, mbi te gjitha me Ilse Jutta Zambona. Njihet me Emil dhe Elga Ludwig, me te cilet do takohet shpesh ne vitet ne vazhdim ne Porto Ronco. Fillimi i miqesise me Jacob dhe Martha Wassermann, Thomas Mann, Ernst Toller, Carl Zuckmeyer, Else Lasker-Schüler, Fritz von Unruh, Ludwig Renn dhe me shume artiste e shkrimtare te tjere ne Zvicer.
Nentor: eshte ne Berlin, qendron ne Hotel Majestic, ne Brandeburguscher Straße (deri ne fund te Janar 1933).

1933: Fund Janar mbaron Pat (nga libri “Tre Shoke”).
Pranvere: Remark i ofron vendbanim emigranteve nga Gjermania ne Porto Ronco.
Fillim Maji: gazetari ēifut Felix Manuel Mendelssohn gjendet i vrare ne banesen ne “Casa Monte Tabor”, besohet qe ishte vrasje e organizuar nga nacional-socialistet.
10 Maj: ndalohen te gjitha librat e Remark ne Berlin.
20 Nentor: policia konfiskon “Asgje e re nga fronti i perendeimit. (12 Dhjetor).

1934: 20 Janar: fillon publikimi i “Ne Rruge” marre nga shtepia botuese Collier’s.
Mars: vazhdon punon mbi librin “Tre Shoke”.

1935: Körner, sekretar i shtetit, viziton Remar ne Porto Ronco dhe e fton te kthehet ne Gjermani, por Remark refuzon.
Korrik: eshte ne Paris, merr pjese ne konverencen e autoreve te emigruar.
Dhjetor: qendron ne Paris deri ne Janar 1936.

1936: lidhje e ngushte me Margot von Opel.
1 Prill: denohet ne proces nga gjykata e Charlottenburg.
Maj: me Margot von Opel gjendet ne Budapest deri ne 22 Maj.
25 Maj: rikthehet ne Vjene, takohet me Ruth Albu.
12 Qershor: me Margot von Opel ben nje udhetim te gjate ne Itali.

1937: 19 Janar: stampimi i “Tre Shoke” marre nga shtepia botuese Good Housekeeping.
17 Qershor: shfaqja e pare kinematografike e “Rruga e Kthimit”, me regjizim nga James Whale.
19 Qershor: pashaporte per Republiken e Panamas per Remark dhe Ilse Jutta Zambona (kerkuar nepermjet consullates ne Athine).

1938: publikim ne gjermanisht i “Tre Shoke” ne Amsterdam.
22 Janar: martesa e dyte me Ilse Jutta Zambona ne St. Moritz.
9 Prill: fillon te punoje mbi librin “Duaje Tjetrin”.
20 Maj: shfaqja e pare kinematografie e “Tre Shoke” me rregjizim nga Frank Borzage.
Korrik: eshte ne Antibe me Marlene Dietrich dhe familjen e saj; takon Ruth Albu.
4 Korrik: ēatdhetarizohet nga Gjermania.
19 Nentor: Ilse Jutta Zambona catdhetarizohet gjithashtu.
Dhjetor: eshte ne Porto Ronco deri ne fund te Shkurtit.
9 Dhjetor: fillon te punoje mbi librin “Harku i Triumfit”.

1939: 23 Mars: arrin ne New York. Udheton me tren ne Chicago deri ne Los Angelos, ku qendron deri ne Qershor.
8-10 Maj: merr pjese ne Kongresin Boteror te Shkrimtareve te Qendres Amerikane.
13 Qershor: arrin ne New York.
24 Qershor: eshte ne Paris deri me 25 Korrik.
4-8 Korrik: hera e fundit ne Porto Ronco perpara se te emigroje ne U.S.A
29 Gusht: arrin ne Paris, per te vazhduar udhetimin drejt New York me anijen Queen Mary. Arrin ne Los Angelos dhe qendron ne Beverly Hills Hotel. Ne Los Angelos lidhje e ngushte me Marlene Dietrich; miqesi e madhe me Josef von Sternberg, Maria “Kater” Dietrich-Sieber, Elisabeth Bergner dhe Paul Czinner, Dagmar Godowsky, Elsie Mendl; Otto Klement (agjent); njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Strawinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe me nje numer te madh personash te tjere, mbi te gjitha nga industria e kinematografise dhe emigranteve gjerman. Vazhdon te punoje mbi “Harku i Triumfit”.

1940: 2 Mars: eshte ne Mexico City me Ilse Jutta Zambona per te marre lejen e qendrimit ne U.S.A (deri ne fund te 3 Prill).
Prill: bashkepunon me projekte kinematografike.
23 Prill: transferohet ne nje shtepi me adrese: 1050 ne Hilts Avenue, Westwood, Los Angelos.
19 Qershor: takimi i pare me Paulette Goddard.
Nentor: fillon te punoje per versionin kinematografik te “Mbrapa”.
Nentor-Dhjetor: fund i lidhjes se ngushte me Marlene Dietrich.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:05 pm

1941: 12 Janar: fillimet e nje lidhjeje te ngushe me Natasha Paley Brown.
20 Shkurt: len New York dhe udheton nepermjet Chicago ne Los Angelos.
31 Mars: publikohet libri Flotsam.
14 Prill: fillimet e nje lidhjeje te ngushe me Greta Garbo, deri me 25 Maj.
Vazhdon te punoje mbi “Harku i Triumfit”.
8 Tetor: kerkon per dokumenta ne Los Angelos.

1942: 15 Janar: transferohet ne Beverly Wilshire Hotel.
27 Mars: fillimi i shteterrethimit: si lejohet te dale naten dhe te largohet nga vendbanimi me shume, se 5 milje.
Shator: takim me zevendes presidentin amerikan Wallace per te diskutuar mbi nje aksion te mundshem anti-fashist.
28 Tetor: largohet nga Los Angelos dhe vendoset ne New York; banon ne Sherry Netherland Hotel. Ne New York lidh miqesira me Sam Salz, Terence Philip dhe Toni Hollingsworth, Elisabeth Bergner, Elsie Mendl, Elsa Maxwell, Dr. Graefenberg, Carl Zuckmayer, Rudolf Sieber, Greta Garbo, Fritz von Unruh, Dorothy Thompson, Gloria Swanson dhe shume persona te tjere, duke perfshire emigrant rus dhe gjerman, dhe personashe te ambienteve teatrale. Vazhdon te takohet rregullisht me Ilse Jutta Zambona.
16-17 Dhjetor: ne Washington, per te biseduar serish me zevendes presidentin Wallace dhe stafin e tij.

1943: Prill: mbas nje shkeputjeje disa mujore rifillon punen e tij me librin “Harku i Triumfit”.
12 Shtator: arrin ne Los Angelos, ne Beverly Wilshire Hotel.
8 Tetor: transferohet perfundimisht ne New York.
15 Dhjetor: Elfriede Remarque(e motra) denohet me vdekje nga Gjykata Naziste per “sabotim”, vritet ne Berlin.

1944: 25 Gusht: perfundon versionin e pare te “Harku i Triumfit”.
27 Shtator: fillon shenimet mbi “Edukimi ne Gjermani mbas luftes” nje memorandium per sherbimet sekrete amerikane OSS mbas renies se nazismit.

1945: Janar: fillon te punoje mbi romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” dhe njekohesisht merret me “Harku i Triumfit”.
15 Shtator: stampimi pergatitor i “Harku i Triumfit” marrre nga shtepia botuese Collier’s .
26 Shtator: vetevrasja e nenes adoptive Maria Anna Henrika Bahlmann ne Aschendorf.
Dhjetor: publikimi i pare i “Harku i Triumfit” nga shtepia botuese New York, Appleton-Century.

1946: Maj: publikimi gjermanisht i “Harku i Triumfit” marre nga shtepia botuese Roman; Zurigo, Micha.
11 Qershor: njoftimi i vrasjes te se motres Elfriede Scholz (mbiemri i vajzerise Remark), mbas dy vjet e gjys.
Korrik: fillon punon mbi librin “Shkendija e fundit”.

1947: 27 Mars: shfaqja e pare e “Dashuria tjeter” me rregji te André de Toth.
Korrik: perfundon versionin e pare “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.

1948: 16 Shkurt: shfaqja e pare e “Harku i Triumfit” me regji te Lewis Milestone.
19 Maj: rikthim ne Evrope mbas 9 vjetesh emigrim ne USA. Arrin ne Havre, udheton ne Paris, ku qendron ne Hotelin “George V”, takohet me Natasha Paley.
29 Maj: niset nga Parisi per ne Porto Ronco, ketu takohet me te babane Peter Franz Remark.
11 Korrik: eshte ne Rome, takohet me Nata Paley.
21 Tetor: arrin ne New York, ne Hotel Ambasador.
9 Nentor: semuret rende deri ne mes te Dhjetorit.

1949: Prill: gjygj ne Los Angelos kunder Enterprise Production (kompania qe mori persiper shfaqjen e “Harku i Triumfit”) per vonesen e pagimit te $10,000.
31 Gusht: idea e pare mbi romanin “Nje nate ne Lisbon”
19 Shtator: eshte ne Zyrih me Ellen Janssen, takohet me babane Peter Remark.
30 Shtator: niset per ne New York, ne Hotel Ambasador bashke me Jutta Zambona.

1950: 25 Prill: fundi i lidhjes me Natasha Paley, mbas gati 10 vjetesh.
Maj – Qershor: punon mbi “Shkendija e fundit”.
27 Maj: arrin ne Paris, Hotel Lancaster, shkon ne Porto Ronco (31 Maj).
18 Qershor: nata e pare per “Hije ne Parajse”
4 Nentor: vazhdon te punoje mbi “Shkendija e fundit”.
16 Nentor: eshte ne New York, ne Hotel Ambasador. Vazhdon terapia me Karen Horney.

1951: 26 Mars: takim me Soma Morgenstern.
4 Maj: lidhja teper e ngushte me Paulette Goddarde (lindur me3 Korrik 1910 me emrin di Marion Godulard Levy).
Giugno: punon per perkthimin ne anglisht te “Shkendijat e Jetest”.
1 Korrik: largohet nga Hotel Ambasador mbas afersisht 8 vjetesh dhe transferohet ne nje apartament me numer 320, rruga 57, kati 15, Manhattan.
14 Korrik: eshte ne Paris, per te udhetuar drejt Porto Ronco me 23 Korrik.
Dhjetor: punon mbi romanin “icembre: lavora a “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.

1952: Janar: botimi i “Shkendijat e Jetes” marre nga shtepia botuese Appleton Century, New York. Semuret serish.
24 Korrik: arrin ne New York.
Korrik: botimi gjermanisht i “Shkendijat e Jetes” marre nga shtepia botuese Roman; Cologne, Kiepenheuer & Witsch.
5 Korrik: arrin ne Rotterdam, udheton deri ne Amsterdam,
10 Korrik: ndodhet ne Osnabrück, takon te jatin Peter Franz Remark dhe te motren Erna. 12 Korrik:
Shtator: punon mbi librin “Kthimi ne Atdhe i Enoch J. Jones”.
18 Shtator: eshte ne Venezia me Paulette Goddarde deri me 29 Shtator. Takohet me Th. Csokor dhe Kasimir Edschmid.
14 Tetor: rikthim ne New York.
Tetor: eshte nen mjekime dhe merr lajmin, se ka diabet.
Fund Tetor: vazhdon te punoje mbi romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.
Dhjetor: fillon punen mbi romanin tjeter “Obelisku i Zi”.

1953: 25 Janar: semuret serish ne gjendje te rende.
Mars: vazhdon puna mbi “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.
19 Prill: takimi i pare me Ernst Glaeser mbas 20 vjetesh.
Maj: punon mbi nje roman tjeter “Stacioni i Fundit”.
Dhjetor: perfundon romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.
9 Dhjetor: vdekja e Walter Feilchenfeldt.(miku i tij shites)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:05 pm

1954: 12 Shkurt: eshte ne S. Moritz me Paulette Goddarde ne Hotel Palace.
Prill: botimi i pare i “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” marre nga shtepia botuese Harcourt, Brace, New York.
Fillimet e Majit: punon gjate gjithe kohe mbi romanin “Obelisku i Zi”.
9 Korrik: vdekja e babait Peter Franz Remark.
11 Korrik: ndodhet ne Osnabrück, takohet me kusherijte Aloys dhe Josef Remark. Me 12 Korrik ndodhet ne varrimin e te atit.
Korrik: fillon punimet e tij mbi librin “Akti i Fundit”.
Shtator: botimi i pare ne gjermanisht i “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” marre nga shtepia botuese Roman; Cologne, Kiepenheuer & Witsch.
22 Shtator: mbaron versionin e pare te “Akti i Fundit”.: completa la prima versione di Dhjetor: punon mbi “Obelisku i Zi”.

1955: 19 Janar: ndodhet ne Viene me filmimet kinematografike te “Akti i Fundit” me regji te Georg Wilhelm Pabst deri ne fund te Janarit.
17 Prill: shfaqja e pare e “Akti i Fundit”.

1956: 17 Dhjetor: ndodhet ne Berlin per provat finale te “Stacioni i Fundit”.
20 Dhjetor: “Stacioni i Fundit” nata e pare per Festivalin e Berlinit.
Tetor: Botimi i pare i “Obelisku i Zi” marre nga shtepia botuese Cologne, Kiepenheuer & Witsch.
23 Nentor: eshte ne New York.

1957: 20 Maj: divorcimi i dyte me Ilse Jutta Zambona ne Juarez, Meksike.
23 Shtator: ndodhet ne Berlin per filmimin kinematografik te “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. Remark ka rolin e Pohlmann, mesuesi.

1958: 25 Shkurt: Martesa me Paulette Goddard ne Branford, Connecticut, USA.
19 Mars: shfaqja e pare e “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” me regji te Sirk Douglas.
Tetor: eshte ne Venezia.

1959: 18 Mars: arrin ne New York.
Tetor-Nentor: bashke me Josef Wolf, punon per rishfaqjen e Ultra-Film te nje regjizure gjermane per filmin “Ne Plazh” bazuar ne romanin e Stanley Kramer nga romanca e Nevil Shutes.
27 Tetor: eshte perseri ne Porto Ronco.

1960: 30 Mars: eshte ne Rome.
2 Maj: qendron ne Paris per nje kohe disa mujore.
1 Shtator: nga Paris rikthehet ne Rome.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:05 pm

Kujtimet e Robert Zhvarcit gjate perkthimeve te librave te Remarkut.


Romani i Erih Maria Remarkut "tre shoket"u botua per here te pare ne shqip ne vjeshte 1961.Ishte koha kur shoku im i rinise ,Drago Sili***drejtor i NSh Botimeve "Nain Frasheri"me guximin e tij prej intelektuali u hapi lexuesve shqiptare nje dritare te madhe per te njohur letersine boterore.
Kur iu futa punes per te perkthyer romanin "Tre shoke",isha 27 vjec dhe nga ky autor kisha lexuar vetem librin e tij te pare"Asgje e re nga Fronti i Perendimit"i cili me pat lene nje pershtypje te thelle.Pra nuk dija shume gjera asper remarkun as per librat e tij-kisha lexuar vetem se nazistet ia paten hequr nenshtetesine gjermane dhe ia kishin djegur veprat publikisht me 1933.E kisha fjalen pra si e perktheva romanin "Tre shoke ":e mora librin dhe lexova 2-3 faqet e para.Fillonte me nje ditelindje ,me ate te heroit kryesor,qe i rrefente ngjarjet ne veten e pare.Edhe kesaj rradhe me mahniti stili teper i ngjeshur dhe tejmase i kursyer i ketij shkrimtari qe komunikonte kaq bukur dhe kaq natyrshem me lexuesin.I perpiva ato 2-3 faqet deri ne fund dhe sakaq mora nje vendim:nuk do ta lexoja librin deri ne fund,por do ti futesha punes menjehere dhe do ta perjetoja gjithe romanin rresht per rresht,ashtu sic e kishte perjetuar autori ne procesin e tij te krijimit.Ishte nje vendim paksa i cuditshem ,por mua me ndihmoi jashtezakonisht shumea ditur as vete,u futa ne shpirtin e autorit, hyra si te thuash nen lekuren e tij,i provova te gjitha ndjesite,emocionet,problemet ,gezimet dhe tronditjen e tij,dhe them se arrita ta percoj besnikerisht lexuesve mesazhin e tij-te pakten nuk e degjova asnjehere akuzen aq te njohur ,qe perkthyesi qenkej tradhtar i autorit...
Me romanin "Tre shoket " me lidhin kujtimet me te bukura te punes sime si rikrijues;por me lidhin edhe disa nga ato rastesite e cuditshme qe ndodhin ne jeten e njeriut:Autori e kish botuar kete veper ne vitin 1938, ne emigracion, si refugjat dhe si shkrimtar qe ,megjithese mjaft i famshem ne gjithe boten ishte pa identitet,i perzene nga atdheu.Dhe pikerisht ate vit,me 1938, une ,ende femije,erdha nga venlindja ime,Sarajeva,ne atdheun e nenes sime,ne Shqiperi,ku gjithashtu gjeta mbrojtje dhe shpetova kokennga murtaja naziste.Isha pra nje cun i vogel qe ne ate kohe nuk dinte asnje fjale shqip dhe asnje fjale gjermanisht.Dhe kush mund ta parashikonte atehere qe ,plot 23 vjet me vone ,do t'i jepja lexuesit tone nje liber te tille ne gjuhen time amtare!...Perkthimi dhe suksesi qe pati "Tre shoket "pas botimit ne shqip, me dhane shtysen qe te vazhdoja te merresha me perkthime letrare.Edhe sot e kesaj dite takoj shoke e miq te brezit tim,te cilet kete liber te remarkute mbajne dhe e ruajne si Bibel, sepse jo vetem qe mbahet si himn kushtuar miqesise se sinqerte ,fisnike e pa asnje lloj interesi midis shokesh por konsiderohet edhe nje nga historite me te bukura e me mallengjyese te dashurise.
Romani i dyte qe perktheva ishte "Shkendija e jetes"Edhe kjo veper me ngjiti menjehere ,jo vetemper faktin se lidhej edhe me dicka personale por me teper nga forca e penes se ketij shkrimtari, i cili ,pa qene kurre ne nje kamp perqendrimi nazist, arriti ,vetem permes shfrytezimit te nje dokumentacioni,sa te pasur aq edhe ngjethes te na jape nje deshmi te tille te nje vertetesie te mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtareve te tjere qe e trajtuan kete teme.
I treti romani ketij autori ishte "Asgje e re nga Fronti i Perendimit"
.Ky roman qe qe botuar edhe njehere tjeter ne shqip ne vitin 1936, me vuri perpara nje pergjegjesie te madhe.Ai ishte nje roman kujtimesh autentike dhe tronditese,i njohur ne te gjithe boten, ishte ,sic shkruan kadare ne hyrjen e tij-nje liber i qete e modest,por edhe nje kambane alarmi kunder histerise se luftrave;brenda nje kohe te shkurtet ai u be thesar i tere njerezimit...Por pikerisht thjeshtesia e ketij libri ishte aq e veshtire per tu ridhene.Dhe perseri u futa ne lekuren e atij maturanti 18-vjecar ,e atij ish-ushtari te frontit te Luftes se Pare Boterore ,qe e rrefente aq prekshem historine e vet dhe moshatareve te vet ,historine e rinise se vrare neper llogoret e nje lufte te cmendur e te kote.
Romani i 4 i remarkut ,"Harku i Triumfit", qe doli ne qarkullim ne prill te vitit 1988,mbahet nga kritika si kryevepra e tij e dyte.
Ai natyrisht me hapi me shume pune dhe telashe;e kam mbajtur pothuajse 7 vjet nder duar, duke i vene vetes si detyre qe ta perktheja vetem ne ato periudha kohe ku mund ti kushtohesha plotesisht atij.Dhe meqe censura e bekuar nuk ma lejoi botimin e ketij libri aq human e aq te shtrenjte per mua,mu desh ta mbaja per 20 vjet rresht ne sirtar.
Keto ishin pak a shume kujtimet e mia me kete shkrimtar kaq njerezor dhete dashur per lexuesin, i cili me ate gjerdan vezullueste librave qe shkroi u la nje deshmi te trishtueshme ,por jashtezakonisht bindese dhe tronditese te dukurive me te egrate shekullit tone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:06 pm

Thenie nga Remarku.

-Ne dhashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.

-Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.

-Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.

-Nuk eshte e tmerrshme te presesh dicka,e tmerrshme eshte kur nuk ke c'te presesh.

-Harresa eshte sekreti i rinise se perjetshme.Njeriu mplaket vetem nga kujtesa.

-Dashuria eshte e mbrekullueshme,vetem ka nje te keqe:te prish karakterin.

-Semundja me e keqe ne bote eshte te menduarit,ajo s'ka sherim.

-Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten.Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat.Njeriu genjehet edhe me te verteten.Kjo eshte nje enderr akoma me e rrezikshme.

-Askush nuk kthehet me po ashtu sic nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.

-Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s'kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.

-Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe.Kjo eshte cudia dhe lezeti yne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:06 pm

Veprat e Remark ne Shqip

Asgjė tė re nga fronti perėndimit
Im Westen nichts Neues – All Quiet on the Western Front (1928/29)
• Tiranė: Fan Noli, 1992 (R-A)

Tre shokė
Drei Kameraden – Three Comrades (1936/37)
• Tiranė: Naim Frasheri, 1961 (GV)
• Tiranė: A.Z. Cajupi, 1995 (R-A)

Duaje tė afėrmin tėnd (Duaje Tjetrin)
Liebe Deinen Nächsten – Flotsam (1939/41)
• „Rilindja“ (Prishtinė), 1957 (YU-Bib)
• Tiranė: OMSCA-1, 2002 (R-A)

Harku i Triumfit
Arc de Triomphė – Arch of Triumph (1945)
• Tirana: Naim Frasheri, 1989 (R-A)

Shkėndija e jetės
Der Funke Leben – Spark of Life (1952)
• Tiranė: Naim Frasheri, 1978 (R-A)

Kohė pėr tė jetuar dhe kohė pėr tė vdekur
Zeit zu leben und Zeit zu sterben – A Time to Love and Time to Die (1954)
• Tiranė: Botimet enciklopedike, 1999 (R-A)

Obelisku i zi
Der schwarze Obelisk – The Black Obelisk (1956)
• Tiranė: Shtepia Botuese, 1996 (R-A)

Qielli s'ka preferenca
Geborgtes Leben/Der Himmel kennt keine Günstlinge – Heaven has no Favorites (1959/61)
• Tiranė: Shtepia Botuese UEGEN, 2001 (R-A)

Njė natė nė lisbonė
Die Nacht von Lissabon – The Night in Lisbon (1961/62)
• Tirana: Shtepia Botuese, 1998 (R-A)

Hije nė Parajsė
Schatten im Paradies – Shadows in Paradise (1971)
• „Rilindja“ (Prishtinė), 1984 (YU-Bib)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:06 pm

Tre Shoke (fragment)

Pastaj, pernjeheresh, gjithcka ndodhi shume shpejt. Mishrat e fetyres filluan t’i treten. Kockat i kishte tani te holla si krahe femije, brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje ate trupth te ligur. Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
Nje pasdreke, temperatura i zbriti cuditerisht shpejt. Pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.

- Ma jep pak pasqyren? --- pershperiti pastaj.
- C’e do pasqyren? --- e pyeta une. - Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani, Pat. S’ke me ethe.
- Jo,---- murmuriti ajo me ate ze te therrmuar e te drobitur-- ma jep pasqyren!

Une i rashe qark krevatit, mora pasqyren dhe e leshova nga dora. Ajo u thye.
- Me fal!--- i thashe.--- Sa ters,qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vete e me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
- Ne canten time kam edhe nje tjeter, Robi.
Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar. E fshiva me pellemben e dores, qe te ndotej pak dhe ia dhashe. Ajo e pastroi me zor dhe u pa ne te me vemendie.
- Ti duhet te nisesh i dashur!-- peshperiti pastaj.
- Po pse? S’me dashke me?!
- Ti s’duhet te me shohesh me. Kjo ketu s’jam une.
Ia hoqa pasqyren nga dora.
- Keto sende metalike nuk vlejne asnje grosh, Pat. Pa shiko, si me nxjerr mua! Te zbehte e te hequr. Pse, keshtu qenkam une? Une jam i zeshket dhe i fuqishem. Tere bridhe-bridhe eshte kjo dreq pasqyre!
- Dua ,qe te te mbetem ndryshe ne kujtese ,-- murmuriti ajo.-- Nisu, i dashur! Me ler te mbaroj pune vehte!
Une e qetesova. Ajo ma kerkori perseri pasqyren bashke me canten e saj. Pastaj zuri t’i vinte puder fetyres se mjere e te drobitur, buzeve te plasura, gropezave te nxira posht syve.
- Vehtem pak, i dashur,--- tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz.-- Ti s’duhet te me shohesh te shemtuar...
- Ti mund te besh c’te duash,--- i thashe,--- por kurre s’do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur, qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
Ia mora pasqyren dhe kutine e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes. Pas pak ajo fillpo te shqetesohej.
- Cfare ke Pat ?-- e pyeta.
- Troket aq fort,-- peshperiti ajo.
---Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
- Bubullon...
Une e hoqa oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
- Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
- Ja, tani nuk trohet me! Tani koha eshte ndalur ne vend. E kemi shqyer ne mes. Vetem ne te dy kemi mbetur ketu, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
- I dashur ...-- peshperiti me ze te shuar.
Une s’munda ta duroja me ate shikim. Vinte qe nga larg, kalonte permes meje dhe tretej diku.
- Trimeresha ime,-- murmurita une,--- Trimeresha ime e shtrenjte, e dashur...

Ajo vdiq ne oren e fundit, te nates, perpara se te agonte. Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha dhe askush s’mundi ta ndihmonte .E mbante doren time te shtrenguar, por nuk e dinte me qe i ndodhesha prane. Dikur foli dikush:
- Vdiq...
- JO!-- bertita une.--- Ajo s’ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar...
Drite. Drite verbuese,e padurueshme. Njerez. Mjeku. Une hapa ngadale doren time. Dora e Patit u leshua pertoke. Tipare te shfytyruara nga ankthi. Sy te ngrire e te munduar. Floke geshtenje e te mendafshte.
- Pat,--- thashe une.--- Pat!
Dhe,per here te pare, ajo nuk me dha pergjigje...

- Dua te rri vehtem-- thashe une.
- Te mos e...?--- pyeti dikush.
- Jo,--- thashe une,--- Dilni perjashta! Mos e prekni!
Ia lava pastaj gjakun. Ishte si cope dru. Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej. E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje. Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur. Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
E pashe se si i nderroi fetyra. S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur, ashtu krejt bosh, dhe ta sodisja...
Pastaj erdhi mengjesi!--- dhe ajo nuk ishte me...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:07 pm

Fragmen nga "Duaje Tjetrin"


U shtrine, njeri prane tjetrit, ne erresiren e dhomes. Ruti e mbeshteti koken ne trupin e Kernit dhe menjehere e zuri gjumi, me nje frymemarrje te thelle, si nje femije. Kerni qendroi i zgjuar edhe pak, duke degjuar zhurmen e rregullt te frymemarrjes se saj, pastaj edhe ate e zuri gjumi.
Papritur u zgjua nga nje zhurme. U ngrit ndenjur ne shtrat dhe mbajti vesh te degjonte. Jashte benin zhurme. Zemra filloi t'i rrihte me shpejtesi: mendoi se ishte policia. Kerceu menjehere nga shtrati, vrapoi tek dera aq sa te nxirrte jashte koken dhe veshtroi me kujdes ne koridor. Degjohej te bertiste dikush, ne katin tjeter, ishte nje ze femre, i mprehte dhe i inatosur, qe pergjigjej me nje frengjishte qe te vriste veshin. Pas pak u ngjit lart portieri.
- Cfare ka ndodhur? - e pyeti Kerni i trembur, nga e hapura e deres.
Portieri e veshtroi me pertaci dhe pak i habitur. - Asgje. Nje i dehur qe nuk donte te paguante.
- Asgje tjeter?
- Pse? Cfare duhet te ndodhte tjeter? Keto jane gjera qe ndodhin shpesh. Po ju nuk keni me cfare te merreni?
Portieri hapi deren e dhomes prane dhe futi aty nje burre me mustaqe te zeza bashke me nje grua flokeverdhe qe ecte duke tundur vithet, qe e ndiqnin nga pas. Kerni mbylli deren me kyc dhe, ne erresire, me hamendje shkoi drejt shtratit. U perplas lehte me te dhe, ndersa po kerkonte me dore te gjente vendin, ndjehu menjehere poshte dores gjirin e bute te Rutit. "Praga", mendoj dhe nje vale dashurie e perfshiu te terin. Ne ate cast, trupi i vajzes u drodh lehte. Ajo u ngrit mbi berryla, ndersa nje ze i mekur, gjithe frike, qe ai nuk e njihte, peshperiti: -Cfare? Cfare ka? Ne ke perendi... - Pastaj heshti dhe ne erresire u ndje vetem frymemarrja e veshtire.
-Jam une, Rut, - i tha Kerni dhe u shtri ne shtrat. - Jam une. Me fal qe te tremba.
- Ah... mire, - peshperiti vajza ndersa berrylat e saj u shtrine perseri.
E zuri gjumi menjehere. Fytyra e saj e ngrohte u mbeshtet pas supit te Kernit. "Ja si te kane katandisur", mendonte djaloshi me pikellim. "Atehere, ne "Prage", mendoj, "ti the vetem: kush eshte?... ndersa tani dridhesh dhe je gjithmone e trembur..."
- Zhvishu e gjitha, - tha papritur nje ze i trashe ne dhomen ngjitur, - kam nje deshire te cmendur te te shoh lakuriq.
Kerni po degjonte, Tani e kuptoj me ne fund se ku ndodhej: ne hotel qe jepte dhoma me ore. Me kujdes, veshtroi nga ana e Rutit. Dukej qe ajo nuk kishte degjuar gje. "Rut" peshpeperiti atehere, me ze gati te pakapshem "vogelushja ime, bukuroshja ime e fjetur... vazhdo te flesh dhe mos u zgjo. Ata andej nuk kane te bejne fare me ne. Une te dua, dhe ti me do dhe ne jemi... nuk ka tjeter njeri..."
- Hej, dreq! - Permes murit te holle ndares u degjua zhurma e pellembeve ne vithe. - Keto po, jane te shkelqyera! Pa shih, pa shih! I paske te forta gur!
- Oh... Derrkuc! Je me te vertete derr, e di? - beritit gruaja.
"Ne nuk jemi ketu", fliste me vete Kerni. "Rut, ne nuk jemi ketu. Ne jemi ne nje livadh te madh dhe lule fushe. Ne qiell vertiten dallendyshet, ndersa une shoh fetyren tende te shkelqyer..."
- Lere driten ndezur! - thirri zeri i trashe ne anen tjeter te murit.
- Cfare do tani? Ah... - gruaja kishte nje te qeshur te gajasur dhe te papermbajtur.
"Ne te dy jemi ne nje shtepize ne mal" mermeriti Kerni. "Eshte mbremje. Kemi pire qumesht te fresket dhe kemi ngrene buke te saponxjerre nga furri. Mbi fytyrat tona bie muzgu i mbremjes. Gjithcka eshte e heshtur dhe e qete dhe ne presim naten. Jemi te lumtur dhe e dime qe e duam shume njeri-tjetrin..."
Ne dhomen tjeter rifilloi zhurma, rifilluan levizjet, thirrjet.
"Une mbeshtes koken ne gjunjet e tu dhe ndiej duart e tua mbi floket e mi. Ti nuk ke frike, ke nje pasaporte dhe te gjithe policet, duke buzeqeshur, na lene te kalojme. Gjithcka eshte e heshtur dhe e qete dhe ne presim naten. Jemi te lumtur dhe e dime qe e duam shume njeri-tjetrin..."
Ne koridor u ndjene hapa. Matane murit, ne dhomen tjeter kur per pak kohe nuk u degjuan me zhurma, u ndje nje shul dere qe rrotullohet. "Faleminderit" tha zeri i portierit "shume faleminderit!".
- Po mua cfare do te me japesh, shpirt? - e petyi nje ze i merzitur.
- Nuk kam shume para, - u pergjigj burri. Do te thoshe gje per pesedhjete franga?
- Nuk je ne rregull nga trute. Ne qofte se nuk me jep te pakten njeqind franga, une s'zberthej as edhe nje kopse.
- Por vogelushja ime... - zeri humbi ne nje peshperime grykore.
"Ne jemi me pushime ne breg te detit", vazhdonte Kerni me gjysme zeri gjithe ngrohtesi. "Ti je lare ne det dhe po fle ne reren e ngrohte. Deti eshte i kalter dhe ne horizont duket nje vel i bardhe. Pulebardhat kelthasin dhe era fryn me embelsi..."
Dicka u perplas pas murit dhe u degjua nje goditje. Ruti u drodh e gjitha. - Cfare eshte? - pyeti gjysem e pergjumur.
- Asgje, Asgje! Fli, Rut!
- Ti ketu je?
- Po, te dua shume...
Ajo fjeti: "Ja ne jemi prane njeri-tjetrit dhe ky llum nuk na prek, ky llum ku ata na kane hedhur" peshperiti Kerni mes zhurmes se ndyre te hotelit me ore. "Jemi vetem dhe te rinj, edhe gjumi yne eshte i paster, Rut, bukuroshja ime e vogel. Eshte njesoj sikur te ishim larg ne livadhet e lulezuara te dashurise."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:07 pm

Leter e Erih Maria Remarque, derguar Marlene Ditrihm ( e dashura e tij)

"Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu? Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.Ti je bere per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

*Puma - quan ai me perkedheli Marlene Ditrih.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
h a n i s


Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 31
Location : Milan

Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitimeFri May 02, 2008 12:07 pm

Pak Remark.

Ti je pranvera ime, bota ime, qėnia ime
gjithshka e imja, mė tepėr nuk kam..
je ylli i shndritshėm qė mė shkėlqen
jetėn qe shkon drejt fundit

Je qielli im qė rrotullohet,
parajsa ime, gjithshka qė dua
vetėm kur ti tė mė mbyllėsh sytė njė herė
do mund tė fle i qetė...

Mare nga Mbreteria e Endrave



Pjese nga Mbreteria e Endrrave- Remark

Ty jsi mé jaro, młj svet, mé žitķ,- ti je pranvera ime, bota ime, qėnia ime
Mé vše, jį nemįm vķc... -gjithshka e imja, mė tepėr nuk kam
Jsi jasnį hvezda, kterį mi svitķ život-je ylli i shndritshėm qė mė shkėlqen jetėn,
Ty jsi mé nebe, které se tocķ- je qielli im qė rrotullohet,
Młj rįj, vše co mįm nejradeji- parajsa ime, gjithshka qė mė shumė dua

Jsi prķstavem lodķ mé touhy- je port pėr anijen e dėshirės sime
Tvé oci hvezdami noci mého bytķ- sytė e tu janė yjet e qėnies sime
Tvé duše osvobozujķcķ dobrotou – shpirti jot njė mirėsi ēliruese
mostem pres mé propasti a rozervanosti.- urė mes humnerės dhe ngritjes sime


Młj nejmilejšķ, jį už nejsem své JĮ- jsem vżdech ve vitru, kvet v rose, vecernķ sen. Drahż, chodķm jako ve snu- ne, život je vše co pochįzķ od tebe, a sen je všechno bez tebe. Nejmilejšķ, jį nejsem JĮ jsem TY, jsi mé opojenķ a mį neha.- mė i dashuri im, unė nuk jam mė Vetja ime, - jam frymėmarrja nė erė, lulja e trėndafiltė, ėndrra e mbrėmjes. I shtrenjti im eci si nė ėndėrr- jo, jetė ėshtė gjithshka qė vjen prej teje, dhe ėndėrr gjithshka pa ty. Mė i dashuri i zemrės sime, unė nuk jam mė UNĖ, jam TI, ti je ngazėllimi im, ėmbėlsia ime...

Prichįzķš! Prichįzķš stįle,- afrohesh, afrohesh gjithmonė,
A prec tu nejsi.- por kėtu gjithsesi nuk je
Cekįnķ mé je oslavou radostķ duše.- pritja ime ėshtė festė gėzimi pėr shpirtin

Mį všemocnį milostnį touha – dėshira ime e plotfuqishme e dashurisė
je nežnį jako kvetoucķ svit tvżch modrżch ocķ- - ėshtė e ėmbėl si shkėlqimi nė lulėzim i syve tė tu tė kaltert
a jako znejķcķ šperk – si njė stoli qė lėshon tinguj
tone ve snovém hįvu noci.- nė atmosferėn endėrndjellėse tė natės
Prichįzķš! Prichįzķš stįle,- vjen, gjithmonė vjen
Tichounkżm krokem lįsky- me hapin e lehtė tė dashurisė
Vznįšķš se blķž.- si vegim afrohesh
A jį na tebe cekįm.- Dhe unė tė pres....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.google.com
Sponsored content





Erih Maria Remark Empty
MesazhTitulli: Re: Erih Maria Remark   Erih Maria Remark Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Erih Maria Remark
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks :: Argėtim ne hacking-ks.. :: Kultura Shqiptare-
Kėrce tek: