hacking-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


hacking-ks
 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ēamėria ??

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kosova123
Admin
Admin
Kosova123


Numri i postimeve : 52
Join date : 13/07/2009
Age : 33
Location : Prishtina

Ēamėria ?? Empty
MesazhTitulli: Ēamėria ??   Ēamėria ?? Icon_minitimeSun Dec 27, 2009 3:38 pm

GENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT SHQIPĖTAR NGA HELENASIT. PASTRIMI KOMBĖTAR I SHQIPĖRISĖ SĖ JUGUT. Ndėrimi i emrave tė qyteteve dhe fshatėrave tė Shqipėrisė sė jugut nga fashistėt Helenas para dhe pas pėrfundimit tė luftės sė dytė botėrore. Bashkėpunimi i Helenasve me Gjermaninė fashiste pėr pastrimin dhe kolonizimin e Shqipėrisė sė jugut (Janina, Gumenica etj)...Resoluta, Nota proteste, Kėrkesa, Takime etj. Fakte tė pakundėrshtueshme.

Ēėshtja ēame dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi, lindi me vendimin e Konferencės sė Londrės mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi atė Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit grek dhe e forcave tė ndryshme ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dėnimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme.

Mė 1913 u krye masakra nė pėrroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė tjerėve nga kapiteni famėkeq Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve tė cilėt u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u bėnė prona tė elementėve grekė. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare.

Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923 pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn e egėr shoviniste greke. Bilanci qė shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare.

Greqia qe ndėr shtetet e para nė Ballkan nė tė cilat triumfoi fashizmi. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturėn fashiste. Viktima e parė ishte popullsia ēame. Fashistėt e orės sė parė, tregtari Stavro Koēoni dhe oficeri i xhandarmėrisė Zambeta filluan goditjet sistematike nė Filat, Pituljete, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisė u ndalua me violencė tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj muslimanėve. Kjo politikė shtetėrore nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi popullsia e kėsaj zone nė shumicėn dėrrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qė qarqet intelektuale tė dominonin situatėn. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekė, me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.

Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash dhe krimesh nga mė monstruozėt kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumecinė nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zv/Prfekti i Gumenicės Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe uria. "Nė kėtė mėnyrė-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinė ēame.

Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati Komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt. Por pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhan kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė konsideratė pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t'i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė se "Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive".

Shpėrthimi i Luftės Italo-Greke mė 1940 thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. "Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn-shkruan Jani Sharra-rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta".

Gjithkush mund tė shtrojė pyetjen: pse u mbajt ky qėndrim i ashpėr ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo njė masė vetėmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetėm nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme tė shqiptarėve pėr krimet qė ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Tė dhėnat provojnė se asnjėra prej kėtyre arsyeve nuk pėrbėnte shkakun e kėtij veprimi kriminal. Synimi ka qenė akoma mė i largėt dhe njėkohėsisht mė antishqiptar. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē'tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhe fakti se pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari.

Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.forumikosovar1.albanianforum.net
 
Ēamėria ??
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks :: Argėtim ne hacking-ks.. :: Kultura Shqiptare-
Kėrce tek: