hacking-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


hacking-ks
 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia E Kosovės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kosova123
Admin
Admin
Kosova123


Numri i postimeve : 52
Join date : 13/07/2009
Age : 33
Location : Prishtina

Historia E Kosovės Empty
MesazhTitulli: Historia E Kosovės   Historia E Kosovės Icon_minitimeSun Dec 27, 2009 11:24 am

Paleoliti dhe Neoliti
Trualli i banuar sot nga shqiptarėt, ku bėn pjesė edhe territori i sotėm i Kosovės, filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė epokėn e paleolitit (gurit tė vjtėr), mbi 100 000 vjet mė parė. Janė tė njohura njė numėr i madh vendbanimesh tė tilla nė territorin e sotėm tė Kosovės, siē janė shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella tė tjera mė tė vogla.

Popullimi i territorit tė sotėm tė Kosovės u rrit shumė nė periudhėn neolitike. Njerėzit filluan tė braktisin shpellat dhe tė pėrqendroheshin nė vende tė hapura. Banorėt neolitike pėlqenin mė shumė tė ndėrtonin kasollet e tyre nė fusha dhe nė tarraca lumore. Banorėt e hershėm, nga jeta endacake e epokės paleolitike, kaluan nė vendbnime shpeshherė tė qėndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqėsore.




Ilirėt dhe fisi dardan
Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve. Dardanėt ishin fisi mė i madh Ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė ballkanin qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes sė metaleve. Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.



Mbretėria Dardane
Artikull : Emėrtimi Dardania
Artikull : Etimologjia e emėrvendit Demastion
Artikull : Mbretėria e Dardanisė




Krijimi i Mbretėrisė Dardane
Nė shek.IV p.K. u krijua Mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėrreth. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri t qyteti i Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit. Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė Longari. Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun. Rolin kryesor nė mbretėri e luajti fisi dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė tjera, ndėr tė cilat njohin galabrėt dhe thunatėt. Dardania ishte e njohur nė botėn e lashtė pėr tokat e saj tė gjera e pjellore, pėr punimin e arit dhe pėr pėrpunimin e produkteve blegtore. i Njohur ka qenė veēanėrisht djathi dardan. Shoqėria ilire e dardanėve mbėshtetej nė sistemin sklavvopronar. Shkrimtarėt antikė tregojnė se dardanėt kishin kaq shumė skllevėr, sa vetėm njėri prej tyre mund tė kishte deri nė 1000 veta e ndoshta edhe mė shumė. Secili nga kėta skllevėr punonte tokėn. Nė kohė lufte sklleverit merrnin pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės pronarin e tyre. Mbretėria Dardane kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar shumė mirė. Veēori e luftėtarėve dardanė ishte se ata hidheshin tė gjtihė sė bashku nė sulm dhe po kėshtu sė bashku tėrhiqėshin me radhė tė shtrėnguara, duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plgosurit e tyre. Forca e kėsaj ushtrie u tregua sidomos nė shek.III p.K., kur dardanėt qenė nė gjendje tė mbroheshin nga dynjet e fuqishme tė keltėve, tė cilėt zbritėn nga Evropa Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė ndihmonin edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme. Siē dėshmojnė shkrimtarėt e lashtė, historia e Mbretėrisė Dardane ėshtė mbushur me luftėra tė pandėrprera kundėr Maqedonisė dhe mė vonė kundėr romakėve. Me Mbretėrinė Ardiane, dardanėt mbajtėn marrėdhėnie miqėsore, por patėn edhe konflikte, tė shtyrė nga aristokracia skllavpopronare, qė luftonte pėr interesa tė ngushta, dhe kjo pati pasoja shumė tė rėnda ekonomike e politike si pėr ardianėt, ashtu edhe pėr dardanėt. Nė mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritė dardane u pėrpoqėn tė shtrinin kufijtė e tyre deri nė brigjet e Adriatikut, duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė ardiane tė mbretėreshės Teuta ndodheshin nė Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u detyruan tė lėshonin tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kifijtė e mėparshėm. Pas kėsaj Longari i drejtoi uishtritė e tij nė jug dhe pushtoi tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijv tė Maqedonisė.



Luftėrat e dardanėve kundėr maqedonėve
Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve morėn pėrmasa tė gjera, aq sa mbeti i vrarė nė betejė edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes sė tij, dardanėt i shpeshtuan sulmet nė Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin 219 p.K., dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė. Ushtritė maqedonase u detyruan tė ktheheshin nė trojet e tyre dhe pėr tė pėrforcuar kufijtė veriorė pushtuan qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi). Nė vitin 216 p.K. ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė fuqishėm ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20 000 robėr. Ata zbritėn deri nė fushėn e Argos, nė brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga kundėrsulme tė reja qė bėri Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė rėnda nė ushtri. Nė vitin 200 p.K. mbretėrit dardanė Longar e Bato, sė bashku me ardianėt e mbretėr tė tjerė, lidhėn aleancė me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt tė ndėrmerrnin sulme tė rrreja nė jug tė kufirit tė tyre. Dardanėt nuk i pushuan luftėrat pėr tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė dikur i pėrkisnin Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kėshtu atyre rrugėt tregtare qė i lidhnin me krahinat jugore tė Ballkanit. Duke mos qenė nė gjendje tė ndėrprisnin sulmet dardane, maqedonasit bėnė marrėveshje me fiset klte tė bastarnėve dhe tė vendoseshin vetė nė tokat e tyre. Kjo gjė nuk u arrit. Dardanėt i thyen ushtritė klte dhe ēliruan tokat qė ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatėrruan Mbretėria Ardiane dhe ajo e Maqedonisė. Dardania vazhdoi tė ishte ende e lirė, ndonėse nga aleanca me romakėt dardanėt nuk arritėn pėrfitimet e dėshiruara. Romakėt nuk u dhanė tokat e Paionisė, por vetėm tė drejtėn pėr tė tregtuar kripė.



Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve
Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve pėr shumė vjet me ashpėrsi shumė tė madhe, nė rrethanat kur senati romak synonte tė shtrinte pushtimet e tij nė tė gjitha tokat ilire dhe tė arrinte deri nė Danud. Edhe pas shqetėsimeve qė u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanėt i vazhduan inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė, cila ishte kthyer tashmė nė provincė romake. Dardania u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtritė pushtuese romake, tė cilat nuk hiqnin dorė nga synimet e tyre. Megjithkėtė nė vitin 97 p.K. romakėt arritėn tė vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtrinė forcat dhe u shkaktuan humbje tė rėnda romakėve. Aq tė vėshtira ishin kėto luftėra pėr romakėt, sa kur konsulli romak Kurioni pėrgaditej me 5 legjione tė nisej nė luftė kundėr Dardanisė, njėri nga kėto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit tė vet tė shkonte nė kėtė luftė qė ushtarėt e quanin tė rrezikshme. Romakėt i krahasonin dardanėt me kuēedrėn e Lernės, e cila, edhe kur ia prisnin tė gjitha kokat qė kishte, i ringjallte pėrsėri. Me kėtė krahasim ata shprehnin qėndrueshmėrinė e madhe tė dardanėve ndaj kundėrshtarit. Pas luftėrave tė gjata me romakėt, nga fundi i shek.I p.K dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn varėsinė e plotė tė Romės.




Kosova pas shkatėrrimit tė Perandorisė Perėndimore Romake
Shqiptarėt e hershėm tė mesjetės dolėn nga kaosi i shkatėrrimit te Perandorisė Perėndimore Romake si pasardhės tė fiseve tė dardanėve dhe feonėve, qė jetuan ne Ilirinė e Sipėrme dhe Trakė, deri nė kohėt e pushtimeve masive tė gotėve gjerman, qė u zhvilluan nė trojet shqiptare gjatė shekullit tė katėrt tė erės sonė. Nė fund tė shekullit tė gjashte, trako dhe ilirėt u ēvendosėn nga dyndjet e avarėve,antėve dhe fiseve bullgare turko - ugrike tė sllavizuarva. Vendi i fundit ku ilirėt gjetėn strehė gjatė kėtyre dyndjesh barbare ishin malet e Epirit, Thesalisė, Maqedonisė Perėndimore dhe Dalmacisė. Nė 535, ushtritė e Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinė dhe Moesinė dhe dėbuan gotėt, lombardėt dhe gepidėt nga trojet ilire. Por 100 vite mė vonė, perandor Herakli i II-tė ftoi fiset gjysėm tė egra tė sorbianėve (shkije) dhe khrobates? (hrvati, kroatėt) nga Kiskarpathia, tė cilėt tė udhėhequr nga prijėsit e tyre pushtuan territoret e Silezisė sė sotme dhe tė Polonisė Jugore, vende qė ishin braktisur nga vandalėt gjermanė dhe ostrogotėt. Perandori bizantin i vendosi sllavėt edhe nė Ballkanin Perėndimor si mbrojtės tė Konstandinopojės nga avarėt. Pas kesaj, shkijet, kroatėt dhe fise te tjera sllave, shumė shpejt dyndėn Moesinė, Trakėn, Maqedoninė dhe Greqinė, ndėrsa sulmuan edhe Kretėn. Megjithatė bizantinėt arritėn t’i nėnshtrojnė ata.



Kosova nėn sundimin bizantin
Pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, mė 395, trevat iliro-shqiptare hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Bizantine, siē quhet zakonisht pas kėsaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik tė kryeqytetit tė saj, Bizant, qė pėr nder tė Konstandinit tė Madh u quajt Konstandinopojė. Ashtu siē i kishin dhėnė Perandorisė Romake njė numėr perandorėsh e gjeneralėsh tė shquar, po ashtu gjatė periudhės sė hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanė Perandorisė Bizantine disa perandorė, ndėr tė cilėt shquhen nė mėnyrė tė veēantė Anastasi I nga Durrėsi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565).

Perandorėt bizantinė i kushtuan vėmendje tė veēantė mbrojtjes strategjike tė trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, ndėrtoi nga e para apo rimėkėmbi 168 kėshtjella nė katėr provincat ilire: tė Dardanisė, Prevalit dhe tė dy Epirėve. Nga qytete e provincės sė Dardanisė, Prizreni dhe Shkupi kishin rėndėsi tė madhe pėr pushtetin bizantin. Mbrojtja e tyre dhe e territorit nė juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantėve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shėrbenin gjithashtu nė vise tė tjera tė Perandorisė, sa nė Lindje aq edhe nė Perėndim. Nė kohėn e perandorit Justinian, ushtarė iliro-shqiptarė shėrbenin nė ushtrinė bizantine me qėndrim nė Itali.

Gjatė sundimit bizantin, filloi edhe pėrhapja nė masė e krishterizmit nė provincėn e Dardanisė. Persekutimet e mėdha kundėr tė krishterėve regjistruan edhe nė provincėn dardane martirė tė shumtė, kulti i tė cilėve u ruajt nė shekuj. Nga martirėt mė tė shquar ishin edhe Lauri dhe Flori nga Dardania. Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr mbytjen e fesė sė re, krishterimi u afirmua nė Dardani nė mėnyrė pėrfundimtare. Pas persekutimeve tė mėdha tė shek. IV, burimet historike flasin pėr njė strukturė kishtare mjaft tė konsoliduar. Nė Justiana Prima, qytet dardan, ndodhej kisha metropolitane e Dardanisė, ku ishte i vendosur kryepeshkopi. Peshkopata e Shkupit ishte nėn varėsinė e Kishės Metropolitane tė Shkodrės.

Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u bė prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga ana e tyre ishin tė ndara nė njė numėr edhe mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e tė Maqedonisė. Nė dioqezėn e Maqedonisė, bėnin pjesė pronvincat e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt, pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte selinė e vet nė Selanik.

Nė shekujt IV-VI, filloi dyndja e popujve. Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes sė popujve, trevat shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve) aty nga fundi i shek. IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare.

Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt tė komanduar nga Atila, duke shfrytėzuar rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė luftė me vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet bashkėkohėse e pėrshkruajnė Dardaninė si njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė Bizantine.

Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e “barbarėve” nga kufijtė veriorė, perandori Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, i kushtoi vėmendje ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza, qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė jugut. Vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8 kėshtjella tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium.

Ndryshe nga popujt e tjerė, dyndjet e sllavėve nė Ballkan u shoqėruan me njė dukuri tė re, atė tė ngulimeve. Nė vendet e shkelura prej tyre, sllavėt u ngulėn duke formuar tė ashtuquajturat "Sklavini" (vende tė sllavėve). Nė fund tė shek.VI e fillim tė shek. VII, Sklavini tė tilla ishin formuar nė Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, nė njė numėr mjaft tė madh, nė Peloponez.

Nė fillim tė shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve tė mėdha sllave, tė kroatėve dhe tė shkijeve (serbėve). Kėta tė fundit zunė vendet e pėrshkuara nga lumenjtė Lim e Drina e sipėrme bashkė me Pivėn e Tarėn, luginėn e Ibrit dhe rrjedhėn e sipėrme tė Moravės perėndimore. Nė jug dhe nė perėndim shkijet kufizoheshin me diokletė si dhe me trebinjėt e zaklumėt sllavė. Bėrthamėn e vendeve ku u vendosėn shkijet e pėrbėnte krahina e Rashės, nė veri tė Novi-Pazarit tė sotėm. Nė jug arrinin deri nė burimet e lumit Lim. Gjithsesi, burimet historike tė mesjetės sė hershme, ndėrsa flasin pėr krijimin e zonave kompakte tė sllavizuara (sklavini) nė viset fqinje tė Dalmacisė, Rashės, Maqedonisė, Peloponezit etj., nuk pėrmendin ekzistencėn e tė tillave nė katėr provincat e Ilirikut Perėndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, nė kėto treva tė qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonėse e dobėsuar e pushtetit bizantin flasin pėrgjithėsisht pėr ekzistencėn kėtu tė kushteve pak a shumė normale tė jetės nė shekujt e errėt tė mesjetės.

Qė nė shek. VII-VIII situata etnike nė Ballkan u stabilizua dhe nuk pėrmenden mė dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve tė hershėm tė mesjetės, nė atė qė u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarėve (Albania-Arbėria), mbeti nė thelb e pandryshuar edhe nė shekujt e mėvonshėm. Karvanet e tregtarėve qė nė shek. XIII-XV niseshin nga Raguza (Dubrovniku) e nėpėrmjet Breskovės e Rudnikut (Sanxhak) mbėrrinin nė Trepēė e nė Novobėrdė, kalonin nėpėr vende tė banuara nga shqiptarė e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).

Nė vitin 1054, kur u bė ndarja e kishave, trojet shqiptare qė pėrfshinin ish provincėn e Dardanisė, nė pjesė tė madhe kaluan nė kuadėr tė Kishės Katolike. Katolicizmi mbeti feja dominuese pėr disa shekuj.



Shkėputja nga Bizanti dhe ekspansioni sllav
Derisa ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjė e mė shumė me elementin vendas, kurse, nga ana tjetėr, zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerėt dhe zotėrit e vendit, u krijuan kushtet per ndarjen nga Bizanti. Por tokat shqiptare tė Dardanisė, ishin shumė tėrheqėse pėr shtetin e fuqishėm serb, qė u krijua nė fillim tė shek. XIII. Dardania ra tėrėsisht nėn sundimin serb, nė kohėn e sundimit tė mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Mė pas i njėjti fat ishte edhe i tė gjitha tokave shqiptare. Nė njė relacion tė vitit 1332 tė kryepeshkopit frėng tė Tivarit, Guljelmi i Adės, pėr sundimin sllav nė trojet shqiptare shkruhet: "Arbrit janė tė shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepėr e rėndė e sunduesve tė urryer sllavė..... Klerikėt poshtėrohen e persekutohen, fisnikėt shpronėsohen e burgosen".

Duke filluar nga shek. XIII, mbretėrit serbė nga dinastia Nemanja punuan pėr ta zhvendosur epiqendrėn e shtetit tė tyre nga Rasha nė drejtim tė viseve tė pasura tė Kosovės e tė Gentės. Qytetet e kėtyre tė fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bėnė nė kohė tė ndryshme seli tė oborrit serb. Njė tjetėr qendėr e rėndėsishme e Kosovės, Peja, prej mesit tė shek. XIII u kthye nė qendėr tė kishės autoqefale serbe. Zhvendosja e qendrave tė gravitetit tė shtetit serb drejt jugut u shoqėrua me dukuri tė tjera tė natyrės shoqėrore e etnike, tė cilat qenė mė tė dukshme nė Kosovė. Njė pjesė e aristokracisė vendase u shpronėsua e u zėvendėsua nga aristokracia serbe e tokės, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovės dhe ndėrtohen shumė syresh, tė cilat u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore. Nė kohėn e sundimit tė Stefan Dushanit, manastiret, tashmė tė serbizuara, tė Deēanit, Greēanicės, Banjskės, Kryeėngjėllit, manastiri i Hilandarit nė Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejės, Prizrenit etj., zotėronin njė pjesė tė konsiderueshme tė fshatrave tė Kosovės e tė viseve tė tjera veriore shqiptare.

Shtrirja e shtetit serb nė drejtim tė Kosovės u shoqėrua edhe me ardhjen kėtu tė kolonėve tė rinj nga territoret e Serbisė sė mirėfilltė (Rashės). Tė porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtė) ose u vendosėn nė pronat e pėrvetėsuara rishtazi nga feudalėt apo kishat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretėrit serbė, e nė veēanti car Stefan Dushani, zbatuan njė politikė qė synonte asimilimin e popullsive shqiptare tė viseve tė pushtuara. Si mė tė efektshme nė kėtė drejtim u zgjodhėn represioni dhe persekutimet nė lėmin fetar. Kapituj tė tėrė tė kodit tė Stefan Dushanit dhe urdhėresa tė veēanta tė carit serb parashikonin masa tė rrepta, si sekuestrim tė pasurisė, damkosje, dėbim e deri dėnim me vdekje pėr tė krishterėt katolikė e ortodoksė, qė nuk pranonin tė konvertoheshin nė ortodoksinė serbe e nuk ripagėzoheshin duke marrė emra sllavė. Masa tė tilla goditnin nė radhė tė parė popullsitė shqiptare tė besimit katolik. Ato pėrcaktuan pėrhapjen e fenomenit tė sllavizimit fetar-onomastik nė shtresa tė caktuara tė popullsisė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarėve gjithsesi tė shumtė, qė mbanin emra, si Gjin, Dedė, Gjon, Progon, Llesh, gjenden nė kėto treva edhe shqiptarė tė tjerė, tė cilėsuar nga vetė dokumentacioni si tė tillė, qė mbanin emra sllavė ose qė i ishin pėrshtatur onomastikės sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliē, Kuqeviē, Flokovci, Gjinovci etj., dėshmojnė se nė kėtė kohė (gjysma e parė e shek. XIV) njė pjesė e popullsisė shqiptare tė trevave veriore, nėn presionin e dhunshėm tė pushtuesve serbė, gjendej nė njė fazė kalimtare tė njė asimilimi kulturor e fetar. Nė mjaft treva ky proces asimilimi u ndėrpre nė kushtet e reja qė u krijuan me shkatėrrimin e shtetit serb e mbėrritjen e turqve osmanė (gjysma e dytė e shek. XIV). Pikėrisht nė kėtė kohė vihet re aty njė kthim i popullsisė nė onomastikėn karakteristike shqiptare. Megjithatė, nė njė pjesė tė territoreve nė fjalė, sidomos nė zona tė veēanta tė Gentės (Zetės), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskėtaj duke ēuar gradualisht nė asimilimin kulturor dhe etnik tė bashkėsive tė tjera shqiptare.

Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja tė rėnda ekonomike, shoqėrore e etnike, ndeshi nė qėndresėn e ashpėr tė popullsisė shqiptare. Qė nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan Dushanit, nė trevat veriperėndimore shpėrtheu njė kryengritje antiserbe, nė krye tė sė cilės u vu bujari Dhimitėr Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adės, tė projektonte organizimin e njė kryqėzate tė Perėndimit kundėr serbėve, e cila do tė mbėshtetej nė kontributin vendimtar tė kryengritėsve shqiptarė tė zonave tė veriut. Nė kėtė mėnyrė qė nga Genta e Kosova deri poshtė nė Epir lindėn ose u ringjallėn formacione politike tė dyerve mė tė shquara shqiptare, Balshėt, Gropajt, Topiajt, Matrėngėt, Muzakėt, Zenebishėt, Bua-Shpatat etj.



Pėrpjekjet e Balshajve pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar
Familja Balshaj ishte me origjinė nga qyteza e Balėz, nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės. Edhe kjo familje ka qenė e shpronėsuar dhe keqtrajtuar gjatė sundimit sllav. Gjithsesi, pas mesit tė shek. XIV, tre vėllezėrit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunė kėtė familje nė ballė tė politikės dhe tė proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytėzuar edhe momentin e pėrshtatshėm qė pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisė sė tij, vėllezėrit Balshaj iu vunė punės pėr ta kthyer Gentėn (Zetėn), ashtu si Dioklenė e dikurshme, nė njė shtet tė pavarur nga mbretėria serbe. Pėr kėtė qėllim, ata prenė ēdo lidhje me oborrin e carit tė ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelė” dhe i trajtonte si kundėrshtarė tė papajtueshėm tė tij. Me zotėrimin e Ulqinit, tė Tivarit e tė vetė Shkodrės dhe tė skelės sė Shirgjit, si dhe me shtėnien nė dorė pėrfundimisht tė Budvės mė 1367, Balshajt ishin nė gjendje tė kontrollonin lėvizjet tregtare nėpėr Adriatik. Nė duart e tyre ndodheshin rrugėt tregtare qė zgjateshin prej bregdetit drejt viseve tė brendshme. Mė e rėndėsishmja prej tyre ishte rruga qė fillonte nė pikėn doganore tė Dejės, ku bashkoheshin rrugėt qė vinin nga portet e Shėngjinit, tė Ulqinit e tė Tivarit, dhe vazhdonte nėpėr luginėn e Drinit pėr tė arritur nė Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degėzohej nė qendėrbanimet kryesore tė Kosovės. balshajt shtrin sundimin e tyre deri nė Vlorė.

Zotėrimi i Balshajve nė Vlorė u bė nyja e njė aleance tė sundimtarėve shqiptarė tė viseve tė Vlorės, tė Beratit, tė Pėrmetit, tė Ohrit e tė Korēės nė luftė me princėrit e fundit sllavė, trashėgimtarė tė Perandorisė sė dikurshme tė Dushanit, nė radhė tė parė me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve tė Kosovės e tė Maqedonisė deri poshtė nė Kostur. Pas vrasjes sė kėtij tė fundit, koalicioni i krerėve shqiptarė, tė drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviēit, tė birit tė Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372). Njė pėrpjekje e Mark Krajleviēit, mė 1375, pėr ta rimarrė qytetin dėshtoi. Kosturi mbeti edhe pėr disa vjet tė tjerė nėn qeverisjen e vėllezėrve Stojė e Teodor Muzaka, djem tė despot Andresė dhe kunetėr tė Balshės II. Tashmė jo vetėm Muzakajt, por edhe familje tė tjera fisnike tė trevave tė Shqipėrisė sė Poshtme kishin hyrė nėn sovranitetin e Balshajve. Kėta arritėn, po nė fillim tė viteve 70, tė shtrijnė sundimin e tyre deri nė rrjedhėn e lumit Mat, duke shkaktuar pėrsėri pakėnaqėsinė e Karl Topisė, dhe nė Kosovė, prej Prizreni dhe Pejė deri nė Kriva Reka (pranė Novobėrdės). Nė kėtė mėnyrė, pėrveē zotėrimit tė tyre tė parė tė Gentės, vėllezėrit Balsha kishin bashkuar atė kohė, nėn sundimin e tyre, viset e Lezhės, Matit, Kosovės, Dibrės, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej nė Vlorė dhe, nėpėrmjet lidhjeve tė vasalitetit apo aleancave familjare, nė mbarė Shqipėrinė e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtėt e Gjirokastrės apo te Shpatajt e Ēamėrisė e tė Artės. Nė kėtė mėnyrė, vėllezėrit Balsha pėr herė tė parė kishin bashkuar nė njė zotėrim tė vetėm pjesėn mė tė madhe tė trojeve shqiptare.

Nė vitin 1385, pas njė depėrtimi tė ushtrisė osmane nė krye me Hajredin Pashėn, territori i Kosovės, nė pjesėn mė tė madhe, ra nė dorė tė princėrve sllavė, vasalė tė sulltanit. Pėr rrjedhojė, princi shqiptar u afrua me Republikėn fqinje tė Raguzės, qė i rikonfirmoi qytetarinė raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashės. Vajza e kėtij tė fundit u bė gruaja e Gjergjit. Nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, Gjergji II Balsha mori pjesė krahas krerėve tė tjerė shqiptarė e ballkanas.



Dukagjinėt, Spanėt dhe Kastriotėt
Ndėrsa shteti i Balshajve rrudhej, dinastia e Dukagjinėve shtiu nė dorė, rreth vitit 1387, qytetin e Prizrenit. Dukagjinėt kanė zotėruar pėr njė periudhė kohe, ndonėse me ndėrprerje, rrugėn qė kalonte nga Deja, pėrpjetė rrjedhjes sė Drinit pėr nė Rrafshin e Dukagjinit e mė tutje. Ata kanė zotėruar edhe Pejėn.

Ndėrkaē emri familjar Spani shfaqet pėr herė tė parė nė vitin 1322 te njė shkodran. Nė radhėt e Spanėve kishte pronarė tokash, tregtarė, klerikė etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe njė varg familjesh tė thjeshta. Si veēori e pėrbashkėt e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse qė tė gjitha ato banonin nė krahinat pranė Rrugės sė Gentės. Spanėt kanė jetuar nė qytetet dhe nė krahinat e Shkodrės, Drishtit, Pultit, Pejės, Trepēės etj. Njė trevė nė veri tė lumit Drin del nė dokumentet e fundit tė shek. XV me emrin e pėrfaqėsuesit mė nė zė tė kėsaj familjeje, Pjetėr Spanit (nahija e Pjetėr Spanit), i cili ka qenė pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės.

Kastriotėt ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese mė e rėndėsishme e jetės politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV. Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve ka dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotėrimet e tij janė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė lindjes, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės. Zgjerimi e fuqizimi i shtetit tė Gjon Kastriotit pėrkoi me rėnien e dy shteteve kufitare me tė, tė Balshajve e tė Topiajve.

Pjesėn lindore (kosovare) tė shtetit tė vet Gjon Kastrioti e zotėronte si funksionar i administratės osmane, sepse vetė ai deklaronte nė vitin 1411 se kishte nė gatishmėri tė pėrhershme njė ushtri tė pėrbėrė nga "dy mijė kalorės shqiptarė dhe treqind kalorės turq" dhe kohė pas kohe ėshtė shprehur se sulltani ishte kryezot i tij. Pėr tė garantuar sigurinė e lėvizjes sė njerėzve dhe tė karvaneve tė mallrave nėpėr rrugėt tregtare, Gjoni vendosi roje nėpėr to si dhe nėpėr kėshtjellat qė shėrbenin pėr mbrojtjen e tyre, si nė ato tė Prizrenit, tė Gurit tė Bardhė, tė Stelushit etj. dhe rriti shėrbimet pėr mirėmbajtjen e rrugėve



Fillimi i pushtimit osman nė Kosovė
Sulmet e ushtrive osmane pėr pushtimin e viseve shqiptare nisėn nė mesin e viteve 80 tė shek. XIV. Tė udhėhequra nga bejlerbeu i Rumelisė, Timurtash Pasha, nė vitin 1385 ushtritė osmane, u futėn nė Shqipėri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, tė Pėrlepit, tė Manastirit dhe tė Kosturit. Nė dokumente perėndimore dhe osmane tė shek. XIV-XV pėr qytetet e Shkupit, tė Manastirit, tė Kosturit, tė Janinės etj., si dhe pėr Fushė-Dardaninė shprehimisht ėshtė shėnuar se ato ishin "nė Shqipėri" apo "nė tokat shqiptare". Nė vitin 1386 osmanėt pushtuan Nishin.

Knjazi serb i Rashės, Llazari Hrebelanoviēi mori nismėn dhe ftoi sundimtarėt e tjerė ballkanas qė tė bashkonin forcat e tyre pėr tė ndalur marshimin osman. Thirrjes sė tij iu pėrgjigjėn disa prej sundimtarėve shqiptarė, si Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrės, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesė, Dhimitėr Jonima, zot i trevave pėrgjatė rrugės tregtare Lezhė-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarė tė Shqipėrisė sė Poshtme etj. Me ta u bashkuan edhe sundimtarė tė tjerė ballkanas si dhe sundimtari i Kosovės Vuk Mlladenoviqi, qė zakonisht njihet me mbiemrin Brankoviēi (Vuk Brankoviēi). Zotėrimet familjare i kishte nė pjesėn veriore tė Drenicės dhe tė Fushė-Dardanisė. Trupat shqiptare kishin njė peshė tė rėndėsishme nė forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat osmane, qė pėrshkruajnė kėtė ngjarje, theksojnė numrin e madh tė ushtrisė sė Gjergjit II Balsha dhe e cilėsojnė atė si njėrin prej tre sundimtarėve kryesorė tė koalicionit antiosman, krahas knjazit Lazar dhe vojvodės Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisė sė mbretit Tvėrtko I tė Bosnjės.

Nė qershor tė vitit 1389 ushtritė e koalicionit ballkanik u bashkuan nė Fushė-Dardani (Fushė-Kosovė). Nė ēastin e fillimit tė betejės, V. Brankoviēi i largoi trupat e veta nga koalicioni. Mė 15 qershor ballkanasit zhvilluan njė betejė tė pėrgjakshme me focat osmane tė komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve tė para tė ushtrive tė koalicionit, fitorja nė kėtė betejė anoi pėrfundimisht nga osmanėt, por me humbje njerėzore tė mėdha nga tė dyja palėt. Gjatė zhvillimit tė betejės vritet sulltan Muratin I. Beteja e Fushė-Dardanisė la mbresa tė fuqishme te shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt i pėrjetėsuan ato nė kėngė popullore.

Disfata e koalicionit ballkanik nė betejėn e Fushė-Dardanisė tė vitit 1389 pati rrjedhime tė rėnda pėr popujt e Gadishullit tė Ballkanit. Pushtuesit osmanė e kthyen nė vasal tė tyre sundimtarin e Kosovės, Vukė Brankoviēin, tė cilin, nė fillim tė vitit 1392, e detyruan t'u dorėzonte Shkupin, e mė pas Zveēanin (kėshtjellė pranė Mitrovicės) etj. Me marrjen e Shkupit, osmanėt pėrforcuan pushtetin e tyre nė pjesėn lindore tė Shqipėrisė Qendrore (Maqedonia e sotme), veēanėrisht nėpėr rajonet fushore tė lumit Vardar, qė ishin nga mė tė begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumė i favorshėm i Shkupit, ku kryqėzoheshin rrugėt mė tė shkurtra qė lidhnin kryeqytetin e Perandorisė Osmane me tė gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera tė Ballkanit, nxitėn sulltanėt osmanė qė ta bėnin atė bazė ushtarake shumė tė fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencė e bejlerbeut tė Rumelisė.



Fillet e pėrhapjes sė Islamit
Nė kushtet e mungesės sė njė kishe kombėtare shqiptare, qė do tė ndikonte shumė nė ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarėt, njė pjesė e konsiderueshme e fisnikėrisė dhe e shtresave tė tjera, qė jetonin nė Shkup, Manastir dhe nė qytete tė tjera tė Kosovės, filluan tė pėrqafonin masivisht Islamin. Qė nė fund tė viteve 60 tė shek. XV mbi 60% e banorėve tė Shkupit e tė Manastirit ishin myslimanė. Kurse te sllavėt, qė kishin kishėn e tyre kombėtare, nuk u pėrhap procesi i islamizimit. Nė regjistrat kadastralė osmanė tė shek. XV thuajse asnjė spahi nuk ka tė shėnuar cilėsimin se ėshtė shka apo sllav, ndryshe nga shumė tė tjerė qė mbajnė mbiemrin Shqiptari (Arnauti).

Konvertimi nė Islam i shqiptarėve i shkėputi shumė prej tyre nga ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (qė liturgjinė e mbanin nė gjuhėn sllave dhe greke), duke ndėrprerė kėshtu vrullin e procesit shekullor tė sllavizimit e tė greqizimit tė shqiptarėve. Gjithashtu islamizimi u dha mundėsi shqiptarėve qė tė integroheshin nė jetėn e Perandorisė Osmane dhe tė ruanin, deri nė njė farė mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.forumikosovar1.albanianforum.net
 
Historia E Kosovės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Kosoves nga viti 1389 deri ne 1999
» Historia e Skenderbeut
» Historia e Nena Terezes...
» Historia E Komunes Se Presheves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks :: Argėtim ne hacking-ks.. :: Kultura Shqiptare-
Kėrce tek: