hacking-ks
 
ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Formula 1!!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:43 pm

Felipe Massa ka arritur pikėt e para tė sezonit 2008 nė Formula 1, me anė tė njė fitoreje dominuese nė garėn e Bahrainit, ku pėrfundoi para shokut tė tij skuadrės Ferrari, Kimi Raikkonen.
Pėr brazilianin Felipe Massan, kjo ishte fitorja e gjashtė nė karrierė. I treti nė cak arriti ngasėsi i BMW-sė, Robert Kubica.

Lewis Hamilton pėrfundoi jashtė zonės sė pikėve, duke humbur kėshtu edhe kryesimin nė kampionatin e Formula 1. Hamilton e dėmtoi McLarenin e tij, pasi qė goditi nga prapa veturėn e ish partnerit tė tij, Fernando Alonso, duke humbur shtatė vende qė nė start.

Kampioni aktual, Raikkonen, pas kėsaj gare kryeson kampionatin me 19 pikė, tre mė shumė se ngasėsi i BWM Sauber, gjermani Nick Heidfeld. Hamilton, Heikki Kovalainen dhe Kubica gjendet nė pozitėn e tretė me nga 14 pikė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:44 pm

Piloti i Formula 1, Fernando Alonso, ka drejtuar dje pėr herė tė parė modelin e vjetėr tė Reno, R27, me tė cilin ka zhvilluar disa xhiro nė pistėn e Herez. "Kisha pak probleme nė fillim, pasi kisha kohė pa nisur njė makinė tė Formula 1. Por pres me padurim tė filloj punėn me skuadrėn dhe tė shoh modelin e ri R28. Kjo ishte hera e parė qė nis njė veturė pa kontrollin elektronik, por pas disa xhirove fillova tė rrezikoj mė shumė. M‘u kujtuan shumė gjėra tė bukura", ishin fjalėt e tij para gazetarėve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:45 pm

Nė tė gjitha makinat e prezantuara bie nė sy imitimi i njėra tjetrės nė projektet e vitit tė kaluar
Makina e re Toyota ka zbritur nė pistėn e Jerezit pėr testimet e para. Nė tė njėjtėn ditė tė pranishme kanė qenė dhe dy makinat e reja tė skuadrave McLaren dhe Ferrari. Pikėrisht kėto testime janė edhe pėrballjet e para mes rivaleve tė sezonit tė ri 2008. Mendohet kėshtu pasi, edhe njė vit mė parė ishin kėto dy skuadra qė e rivalizuan njėra tjetrėn deri nė garėn e fundit.

Rregullorja: Projektet e makinave tė reja tė prezantuara deri tani, Ferrari F2008, McLaren MP4 23, Toyota T108 dhe BMW F1.08, janė ndikuar nga ndryshimet e reja tė rregullores pėr kėtė sezon. Nė mėnyrė tė vaēantė, nė ndryshimet e reja pėrmendet heqja e ndihmesave tė paketave elektronike. Me kėtė modifikim synohet qė pilotėt tė kenė njė kontroll edhe mė tė madh mbi makinat.

Deri tani, tė gjitha makinat e reja kanė bėrė njė revolucion tė pjesės sė pėrparme, pra "hundės sė makinės" nė krahasim me njė vit mė parė.

Modifikimet: Ferrari, nė mėnyrė tė vaēantė, e ka shkurtuar disi gjatėsinė e makinės, ajo tshmė ėshtė rreth 3 cm mė e shkurtėr, ndėrkohė qė McLaren dhe Toyota kanė bėrė tė kundėrtėn, duke u zgjatur disi, gjatėsi qė janė, pak a shumė tė njėjta pėr tė dyja makinat. Vitin e kaluar makina McLaren MP4 22 ishte disi mė e shkurtėr, rreth 16 cm nė krahasim me Ferrarin F2007. Gjithashtu, janė gjetur edhe zgjidhje tė reja, pėrsa u pėrket makinave tė kėtij sezoni. Ferrari ka futur nė pjesėn e pėrparme njė krah tė vogėl aerodinamik, tė cilin duket ta ketė kopjuar nga Toyota e njė viti mė parė. Ndėrkohė, makina e re Toyota e kėtij sezoni ka modifikuar pjesėn e pėrparme, duke imituar disi McLarenin e vitit tė kaluar, duke ulur disi pjesėn e "hundės". Ndėrkohė, te makina e re McLaren MP4 23 kjo pjesė duket mė e ngritur dhe disi e zgjatur, pak a shumė si ajo e rivalėve tė saj.

Aerodinamika: Eshtė shumė shpejt pėr tė bėrė balance dhe analiza tė kėtij tipi nė kėtė periudhė tė vitit. Tė gjitha makinat e prezantuara deri tani kanė treguar paketa aerodinamike shumė tė ndryshme nga ato qė ne do tė shohim nė garėn e parė tė kėtij sezoni, mė 16 mars, nė Ēmimin e Madh tė Australisė. Por duket se mekanikėt dhe shefat e aerodinamikės kanė pasur ndėr mend tė rrumbullakosin edhe mė shumė elemente tė ndryshme tė makinės nė ēdo pjesė, duke e bėrė paktėn nė kompleks mė eficente. Njė gjė e tillė bie nė sy te dyja makinat rivale, Ferrari dhe McLaren, ndėrkohė qė edhe makina Toyota ka bėrė njė revolucion nė kėtė pikė.

Nė avantazh: Aq sa ėshtė parė nga prezantimet e para, duket se Ferrari dhe McLareni janė nė avantazh tė dukshėm nė krahasim me dy makinat e tjera Toyota dhe BMW. Nuk duhet tė harrojmė se sezonin 2008 nuk kanė rėndėsi rezultatet e makinave nė njė xhiro tė vetme. Makinat tashmė duhet tė ambientohen me stilin e ri tė pilotimit qė do tė pėrdorin nė kėtė sezon pilotėt, duke ditur se nuk kanė mė as ndihmesat elektronike. Njė gjė mjaft e rėndėsishme ėshtė pėr t'u parė edhe konsumimi i gomave, qė ndikon ndjeshėm nė strategjinė e garės. Por, nė tė njėjtėn kohė, nuk duhet tė harrojmė edhe qėndrueshmėrinė qė duhet tė kenė kėto makina. Pėr kėtė arsye, tė gjitha skuadrat janė pėrpjekur tė xhirojnė sa mė shumė nė pistė dhe t'i nxjerrin makinat e reja, nė mėnyrė qė tė kenė kohė pėr t'i testuar pėr njė periudhė tė gjatė, deri nė garėn e parė tė Melburnit. Nėse do tė fillojė sezoni, dhe kėto makina do tė kenė ende probleme, atėherė do tė jetė e vėshtirė qė tė rikuperojnė.

Ferrari F2008

Elemente tė reja, tė bashkėngjitura me "hundėn"

Edhe pse ditėn e prezantimit tė saj, mė 6 janar, janė vėnė re profile tė ndryshme tė makinės sė vjetėr, makina e re Ferrari ka tė reja tė rendėsishme. E dizenjuar nga Xhorxho Piola, elementi i ri ėshtė integruar nė pjesėn qendrore (1). Nė zonėn e poshtme (2) ėshtė njė tjetėr element qė bėn tė mundur futjen e njė fluksi mė tė madh tė ajrit poshtė.

McLaren MP4 23

Pjesa pėrpara ėshtė zgjatur, nė krahasim me 2007-n

Nė preznatimin qė iu bė kėsaj makine nė Shtutgart ėshtė parė qartė zgjatja e saj nė pjesėn e pėrparme, nė krahasim me makinėn e vitit tė kaluar, 2007 s. Nė makinėn e re, skuadra nga Uokingu, sidomos nė pjesėn e "hundės", duket mė pak e shtypur (1). Ndėrkohė qė, ndryshe nga makina e sezonit tė shkuar, kjo e reja ka njė pjesė pėrpara disi mė tė gjatė dhe nė pjesėn qendrore ka suporte (2) qė nuk i ka pasur MP4 22-shi.

Toyota TF108

Zgjedhja kundra rrymės, pjesa para mė e ulėt

Nė njė kohė kur Ferrari dhe McLareni kanė vendosur pėr makinat e kėtij sezoni qė ta ngrenė pjesėn e parė, Toyota ka bėrė tė kundėrtėn, duke e ulur atė (1) nė makinėn e re tė kėtij sezoni TF108. Zgjedhjet e saj tė ndryshme vazhdojnė edhe me njė element qė kalon mbi pjesėn e "hundės" sė makinės (2). Duket e kopjuar nga McLareni i vitit tė kaluar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:45 pm

Prezantohet BMW-ja, pretendentja e tretė

--------------------------------------------------------------------------------

Sezonin e kaluar skuadra gjermane u rendit e dyta, ndėrsa pėr 2008 n shpreson tė arrijė fitoren e parė
Eshtė edhe BMW ja nė luftėn pėr titullin kampion tė Formulės 1. Mario Tisen, numri 1 i skuadrės gjermane, nuk i fsheh ambiciet qė kanė ata pėr sezonin e ardhshėm. Kėtė gjė ai e ka bėrė ditėn e djeshme, ku kanė prezantuar edhe makinėn e re F1.08, makinėn me tė cilėn ata do tė pėrfaqėsohen sezonin 2008. Debutimi i kėsaj makine nė pistė ėshtė parashikuar tė bėhet javėn e ardhshme. "Kjo ėshtė makina mė e bukur qė kam parė ndonjėherė, - ka komentuar piloti gjerman Nik Haidfeld, i cili edhe nė kėtė sezon do tė jetė piloti zyrtar i kėsaj skuadre, bashkė me Robert Kubicėn.

Makina e re BMW ėshtė prezantuar me njė krah aerodinamik pėrpara, tė ndryshėm dhe krejtėsisht revolucionar nė krahasim me sezonin e kaluar. Ky ndryshim i ri ėshtė i ndėrtuar nga tri elemente tė ndryshme. Ndryshime tė reja ka pasur edhe nė pjesėn e "hundės" sė makinės, e cila ėshtė pak mė e lartė dhe mė e rumbullakosur nė krahasim me makinėn e njė viti mė parė. "Dy sezonet e fundit e kanė rritur ndjeshėm besimin e skuadrės, - ka thėnė numri 1 i kėsaj skuadre, Mario Tisen. - Ne jemi tė vetėdijshėm qė nuk jemi perfekt, si dhe, mbi tė gjitha, janė disa sektorė qė duhet t'i ndryshojmė nė makinė, pėr tė arritur aty ku pretendojmė. Nė sezonet 2006 dhe 2007 i kemi arritur objektivat tona, dhe mund tė them se jemi duke shkuar nė drejtimin e duhur. Punonjėsit e skuadrės, nga inxhinierėt mė tė mėdhej e deri te mekanikėt e thjeshtė, nė qendrat tona nė Mynih dhe Hinuill, e dinė mirė se ēfarė u ka mbetur pėr tė bėrė. Makina e sezonit tė kaluar F1.07 ishte shumė e mirė, ndėrsa nė makinėn e re janė vendosur disa elemente-shtesė. Pra, nė teori, makina e re F1.08 duhet tė jetė edhe mė e mirė se paraardhėsja," ka deklaruar Tisen.

Objektivi i tyre ėshtė shumė i qartė, edhe pse nuk thuhet hapur. Ata kanė ndėr mend t'i pengojnė Ferrarin dhe McLarenin ose, mė mirė duan tė ndėrhyjnė nė luftėn mes kėtyre dy skuadrave tė mėdha. Sezonin 2007 skuadra BMW u rendit nė vendin e dytė nė klasifikimin pėr konstruktorė, duke pėrfituar nga historia e spiunazhit qė e ndėshkoi skuadrėn McLaren Mercedes, duke ia hequr tė gjitha pikėt nė kėtė klasifikim. "Duket qartė qė tė gjithė presin me padurim fitoren e parė tė kėsaj skuadre; dhe ne kėtė gjė pėrpiqemi tė arrijmė. Por duhet theksuar se ėshtė shumė e vėshtirė qė tė bėhen parashikime tė sakta, se kur mund tė bėhet diēka e tillė, - ka deklaruar piloti gjerman Hajdfeld. - Shpresoj qė projektet e hartuara tė funksionojnė dhe, nėse gjithēka do tė shkojė mirė, ashtu siē e kemi parashikuar, atėherė edhe fitoren e parė ne do ta arrijmė brenda vititi 2008. Unė pres qė kjo makinė e re tė ketė bėrė hapa pėrpara, nė tė gjitha drejtimet. Duhet tė mėsojmė nga gabimet qė kemi bėrė nė tė shkuarėn. Procesi i pėrmirėsimit tė makinės gjatė sezonit ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe kėsaj gjėje duhet t'i kushtojmė mė shumė vėmendje, nėse vėrtet duam t'i arrijmė ato objektiva qė kemi. I kemi tė gjithė njerėzit qė punojnė pėr ne nė nivelin mė tė lartė, pasi janė edhe nė vendin e duhur," ka pėrfunduar Haidfeld, qė mė pas ia ka lėnė fjalėn shokut tė tij tė skuadrės, polakut Robert Kubica, i cili e ka mbyllur gjithēka me fjalinė: "Shpresojmė vėrtet qė tė kemi mundėsi t'i japim tifozėrisė sonė njė fitore nė kėtė sezon".

Skeda teknike

Projektuesi i motorit: BMW

Shasia: F1.08, prodhuar nga BMW Sauber

Kambio: Gjysmautomatike, 7 marshe

Amortizatorėt: Sachs

Pesha: 605 kilogramė

Sistemi i ftohjes: Ujė/Vaj

Frenat: Brembo Carbon

Vaji: Petronas

Karburanti: Petronas

Disqet: O.Z.

Gomat: Bridgestone

Shasia: BMW V8 P86/790

Kubik: 2 400 cc

Blloku i motorit: Alumin

Blloku i cilindrave: Alumin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:46 pm

Join Date: May 2007
Posts: 73
Thanks: 1
Thanked 3 Times in 1 Post Zbulohen "shigjetat e argjendta" McLaren pėr sezonin 2008

--------------------------------------------------------------------------------

Pasi ėshtė montuar nė qendrėn e McLarenit nė Angli, ceremonia ėshtė zhvilluar nė Shtutgart tė Gjermanisė
Nė ditėn e 23‑vjetorit tė Ljuis Hamilton ėshtė prezantuar makina e re e skuadrės McLaren‑Mercedes, MP4‑23. Prezantimi i "shigjetave tė argjendta" ėshtė bėrė nė qendrėn e Mercedes‑it nė Shtutgart. Kjo makinė e re e McLarenit prezantohet vetėm 24 orė pas prezantimit tė Ferrarit. Montimi i makinės ėshtė bėrė i gjithi nė qendrėn e kėsaj skuadre nė Uoking tė Anglisė, ndėrkohė qė mė pas ajo ėshtė transportuar rreth 100 kilometra nė Gjermani. Pėrpara rreth 400 gazetarėve, numri 1 i McLarneit, Ron Denis, ka folur pėr ndryshimet e reja nė kėtė makinė. "Ēdo pjesėtar i skuadrės Mercedes ka punuar shumė, pėr ta ēuar nė fund tė gjithė kėtė projekt, si dhe pėr tė nxjerrė nė pistė makinėn e re me emrin MP4‑23. Do ta kemi gjithė kohėn e duhur pėr ta testuar, dhe mė pas pėr tė fluturuar deri nė Australi. Objektivi ynė pėr vitin 2008 ėshtė t'i fitojmė tė dy titujt kampionė," ka deklaruar Ron Denis. Makina e re e skuadrės nga Uokingu do tė dalė sot nė pistėn e Jerezit nė Spanjė pėr herė tė parė. Pamja e jashtme e makinės ėshtė dizenjuar qė nė nėntor tė vitit 2006, ndėrkohė qė testimet e tjera nė galeritė tė erės janė bėrė qė nė maj tė vitit 2007. Montimi i makinės ka filluar tė bėhet nė dhjetor dhe ka pėrfunduar nė janar. Pėr kėtė proces pune kanė punuar 150 inxhinierė tė ndryshėm dhe projektues. Makina e re MP4‑23 ėshtė njė evolucion i makinės MP4‑22, por nė pamje tė parė nuk ka shumė ndryshime tė mėdha. "Qė nga dita e sotme dhe deri nė garėn e fundit, kjo makinė do tė pėsojė ndryshime tė mėdha nė sektorin e aerodinamikės dhe nė pjesė tė ndryshme teknike," ka shtuar Ron Denis. Ndėrkohė, paraqitja e makinės sė re MP4‑23 ngjan mė shumė me stilin gjerman. Pra, njė "shigjetė e argjendtė" e vėrtetė, si Mercedesėt e epokės. Ngjyra e argjendtė ėshtė dominuese, por ka edhe disa pjesė tė vogla tė kuqe, qė kanė lidhje me sponsorin. Pjesa e "hundės" sė makinė ėshtė disi mė e gjatė, nė krahasim me makinėn e vitit tė kaluar, dhe nė pjesėt anėsore do tė jetė disi mė e fryrė. Kambio do tė jetė krejtėsisht e re e me fibra karboni.



Martin Uitmarsh: Jemi shumė optimistė!

Ndėrkohė, drejtori teknik i McLarenit, Martin Uitmarsh, ka deklaruar: "Pėrmirėsimi dhe krijimi i makinės MP4‑23 ka filluar 10 muaj mė parė nė Uoking, Briksuorth dhe nė Shtutgart. Tė gjtihė kanė punuar shumė javėt e fundit, sidomos nė periudhėn e dhjetorit, pėr ta bėrė tė mundur prezantimin e makinės nė kėtė ditė. Nuk duhet tė lėmė pa pėrmendur kėtu se kemi pasur ndihmesė tė madhe nga partnerėt tanė teknologjikė. Nė bazė tė tė dhėnave qė kemi marrė nga simulatorėt, mund tė them se jemi shumė optimistė pėr makinėn e re MP4‑23, ndaj dua tė shtoj se kjo ėshtė njė makinė mė e mirė se paraardhėsja. Padyshim qė do tė vazhdojmė ta pėrmirėsojmė kėtė makinė, deri nė garėn e parė tė Australisė, dhe mė pas do tė shohim se deri nė ēfarė niveli kemi arritur. Nga dita e prezantimit deri te gara e parė kemi 68 ditė afat, pėr ta pėrmirėsuar sa mė shumė makinėn," ka pėrfunduar Uitmarsh.


Ditėn e 23‑vjetorit tė pilotit britanik "ka lindur" edhe makina e re e skuadrės anglo‑gjermane

Hamilton feston ditėlindjen me McLarenin e ri

Ljuis Hamilton nuk mund ta festonte mė mirė se kaq ditėlindjen e tij. Piloti britanik i McLarenit i ka shuar 23 qirinjtė pikėrisht dje, nė ditėn e prezantimit tė makinės sė re McLaren, MP4‑23. Me kėtė makinė ai do tė pėrpiqet ta fitojė titullin kampion, qė nuk arriti ta fitonte sezonin e kaluar. "Makina e re Mp4‑23 ėshtė dhurata mė e bukur qė mė ėshtė bėrė pėr ditėlindjen. Ta shohėsh makinėn e re tė sezonit 2008 nė njė mjedis kaq tė mrekullueshėm, sa mjedisi i muzeut tė Mercedesit, e bėn kėtė ditė akoma edhe mė tė paharruar. Tri javėt e fundit kam qėndruar pushim, pėr t'u ēlodhur me familjen time dhe me miqtė. Nė tė njėjtėn kohė edhe jam stėrvitur," ka deklaruar Hamilton. Unė e di se sa shumė ėshtė punuar nė Uoking, Briksuorth dhe nė Shtutgart. Kjo ėshtė njė makinė shumė e bukur. Inxhinieri im i garės mė ka thėnė se janė dashur

14 000 orė pune pėr tė prodhuar njė makinė tė tillė pėr kėtė ditė. Ditėn e enjte unė do ta provoj pėr herė tė parė. Do tė jetė njė moment impenjativ pėr mua dhe Heikin, i cili kėtė sezon do tė jetė shoku im i ri i skuadrės," ka shtuar mė tej britaniku. Ajo e djeshmja ka qenė ditė e vaēantė edhe pėr pilotin tjetėr tė McLarenit, Heiki Kovalainen, i cili ėshtė paraqitur nė daljen e parė zyrtare me McLarenin. Finlandezi shpreson qė tė paraqitet edhe mė mirė mė 2008‑n, falė eksperiencės qė ka grumbulluar nga sezoni 2007. "Kjo ėshtė veprimtaria ime e parė si pilot zyrtar i McLarenit. Pasi jam bashkuar me kėtė skuadėr, mė 14 dhjetor, kam kaluar pak kohė nė qendrėn e teknologjisė sė McLarenit, pėr t'i njohur nga afėr tė gjithė inxhinierėt qė do tė kem nė sezonin e ri. Dua tė shtoj, gjithashtu, se ėshtė diēka fantastike tė jesh i pranishėm nė muzeun e Mercedesit, ku kam takuar njė pjesė tė madhe tė punonjėsve tė kėsaj firme gjermane. Gjithashtu, kam takuar shumė personazhe VIP, si dhe pjesėtarė tė medieve. Vitin e kaluar kam mėsuar shumė. Shpresoj t'i shfrytėzoj njohuritė qė kam marrė pėr vitin 2008. Pres me padurim qė tė filloj e tė jap kontributin tim pėr kėtė skuadėr. Nga fundi i kėsaj jave do tė zhvilloj testimet e para me kėtė makinė, pėrpara se tė shkojmė nė Melburn. Pėr mua ky ėshtė njė moment shumė emocionues, pasi tani jam pilot i skuadrės McLaren," e ka pėrfunduar deklaratėn e tij Heiki Kovalainen.


Skeda teknike

Shasia: MP4‑23, prodhur nga McLaren‑i

Kambio: Gjysmautomatike, 7 marshe

Amortizatorėt: Koni

Pesha: 605 kilogramė

Sistemi ftohjes: Ujė/Vaj

Frenat: Disqe karboni

Vaji: Mobil 1

Karburanti: Mobil 1

Disqet: Enkei

Gomat: Bridgestone

Motori: Mercedes V8 FO 108T ‑ 90°

Kubik: 2 400 cc

Blloku i motorit: Alumin

Blloku i cilindrave: Alumin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:47 pm

"Kokėkuqja" F2008, pėr tė mbrojtur titullin!

--------------------------------------------------------------------------------

F2008 ėshtė makina e Ferrarit, e cila do tė mundohet tė pėrsėrisė mė 2008‑n mrekullinė qė bėri sezonin e kaluar

Janė zbuluar, mė nė fund, karakteristikat e Ferrarit tė ri. Ai quhet F2008 dhe ėshtė makina e 58‑tė e Ferrarit, e cila do tė mundohet tė pėrsėrisė mė 2008‑n atė mrekulli qė bėri sezonin e kaluar. Kjo makinė ėshtė ndėrtuar nė bazė tė rregullores sė re, ku nė mėnyrė tė vaēantė bien nė sy reduktimet e ndihmesave elektronike. Nė ceremoninė e prezantimit padyshim kanė qenė tė pranishėm edhe dy pilotėt. Kampioni i botės nė fu*** Kimi Raikonen, e ka komentuar i pari makinėn e re: "Ka shumė tė reja nė kėtė makinė. Pjesa e pilotit ėshtė ngushtuar disi, nė bazė tė rregullores sė re dhe, pėr mė shumė, mund tė them se kjo makinė do tė jetė mė e vėshtirė pėr t'u pilotuar nė pistė tė lagur. Me pak fjalė, tė gjithė pilotėt duhet ta ndryshojnė stilin e pilotimit. Ne jemi gati dhe me Masėn gjėrat shkojnė shumė mirė". Kėtė gjė e ka konfirmuar edhe vetė piloti brazilian. "Pėr skuadrėn kjo ėshtė njėsoj sikur lind njė fėmijė. Tani na duhet tė punojmė shumė qė ky "fėmijė" tė rritet dhe shumė shpejt tė na japė mundėsi qė tė fitojmė deri nė fund tė sezonit." Me tė njėjtin padurim e pret edhe Raikoneni kėtė makinė pėr ta provuar. "Nuk ndihem mė i fortė se njė vit mė parė," thotė finlandezi, i cili nė vitin 2007 u shpall kampion bote nė garėn e fundit nė Interlagos tė Brazilit. Me makinėn e re F2008 skuadra Ferrari do tė pėrpiqet sėrish t'i fitojė tė dy titujt kampionė, pėr pilotė dhe konstruktorė. "Fakti qė ia dolėm mbanė, pėr ta fituar titullin vitin e kaluar, mė jep mė shumė besim dhe, nė tė njėjtėn kohė, ma shton guximin pėr ta provuar tė njėjtėn gjė edhe kėtė sezon. Gjithsesi, tė gjitha kėto gjėra nuk mė bėjnė tė ndihem mė i fortė." Makina e re F2008 ėshtė parė nė pistė pėrpara janarit. Mė entuziasti pėr kėtė makinė, mesa duket, ėshtė braziliani Felipe Masa. "Nuk kam ende fėmijė, por tani qė e shoh kėtė makinė mė ngjan sikur ka lindur njė "fėmijė". Braziliani, i cili ka kontribuar shumė nė fitimin e titullit kampion tė Kimi Raikonen dhe tė skuadrės pėr titullin pėr konstruktorė, kėtė sezon ka shumė ambicie tė mėdha. "Kjo ėshtė njė ditė e vaēantė pėr tė gjithė ne, por kėtė "fėmijė" tė sapolindur duhet tė pėrpiqemi ta rrisim sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Sezoni 2008 do tė varet shumė nga ky "fėmijė", ka pėrfunduar Felipe Masa.



Janė tė shumta limitimet nė pjesėt elektronike, nė tė gjitha makinat e sezonit tė ri 2008

Ferrari i ri, mė pak elektronik dhe mė i thjeshtė

Janė tė shumta tė rejat e Ferrarit qė ka debutuar dje nė Fiorano. Mes tyre, ai qė tė bie mė shumė nė sy ėshtė timoni i ri, i ndryshėm nga ai i vitit tė kaluar, mė i thjeshtėzuar. Nė tė vėrtetė, sezoni 2008 ėshtė disi mė i tkurrur, pėrsa i pėrket elektronikės; rregullorja e sezonit tė ri ka lėnė jashtė disa sisteme tė tilla. Ndėr pjesėt e reja ėshtė centralina e makinės, e cila do tė jetė e pėrbashkėt pėr tė gjitha sistemet e saj, e qė duket si njė hap prapa, por, gjithsesi, ėshtė diēka e njėjtė pėr tė gjithė. Pra, janė tė shumta limitimet e komandave elektronike. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė mbyllur edhe kapitulli i nisjeve tė makinave nė mėnyrė automatike, ashtu si edhe sistemi i kontrollimit tė trajektores nė kthesa tė ndryshme. Tashmė del mė shumė nė pah aftėsia e pilotėve.

Gabimet - Eshtė hequr gjithashtu edhe kontrolli elektronik i gazit. Tashmė pilotėt duhet tė jenė mė tė kujdesshėm, kur shtypin pedalen, pasi gjithēka do tė ushtrohet nga forca qė ushtrojnė ata vetė. Heqja e kėtyre sistemeve ndihmuese i ka dhėnė menjėherė shenjat; qė nė testimet e para janė parė gabime tė shumta tė pilotėve, tė cilėt kanė dalė jashtė piste. Pra, kėto makina tė reja janė projektuar qė pilotėt ta kenė mė shumė nėn kontroll nga ana mekanike, dhe jo elektronike. Do tė jenė vetė pilotėt ata qė do tė pėrcaktojnė edhe korsėn e gazit. Nė kohėn e Senės dhe Mansellit sistemet elektronike ishin tė pakta dhe mė pak tė sofistikuara. Edhe atėherė ata bėnin zgjedhje tė ndryshme, pra, dikush mbante njė pedale me kors tė gjatė dhe dikush me kors tė shkurtėr. Pedalja me kors tė shkurtėr mund tė pėrdoret nė mėnyrė mė brutale.

Thjeshtėzimet - Qė nė provat e para ra nė sy thjeshtėzimi i timonit tė tė gjitha makinave. Ndėr timonėt mė tė ndryshėm binte nė sy ai i Ferrarit, i cili, pėrveē 24 butonave ka nė qendėr njė ekran tė vogėl. Por ky timon do tė ndryshohet sėrish pas testimeve qė do tė zhvillohen nė vazhdimėsi. Kur shihet, ajo qė tė bie nė sy ėshtė ndryshimi i formės. Gjithashtu, ka edhe disa drita "spiun", tė cilat sinjalizojnė momentin e ndryshimit tė marsheve. Nė ekranin nė qendėr tregohet marshi qė ėshtė edhe sinjalizimi i flamujve, qė mund tė jenė duke u valėvitur nė pistė.

Reduktimet - Dy butona tė mėdhej nė qendėr janė reduktuar nė njė, qė do tė jetė pėr tė kontrolluar gjendjen e makinės me ekranin nė qendėr. Janė eliminuar edhe dy leva, tė cilat bėnin kontrollin automatik tė diferencialit nė kthesa tė ndryshme, ku zgjidhej edhe njė trajektore ideale. Tashmė kanė mbetur vetėm tri leva; nė krahun e dorės sė majtė kontrollohet pjesėrish diferenciali pėr hyrjen dhe daljen e kthesės. Nė krahun e dorės sė djathtė vazhdojnė tė qėndrojnė butonat e kontrollimit tė regjimeve tė motorit, karburantit dhe tė grafikėve tė ndryshėm. Vazhdojnė tė qėndorjnė gjithashtu disa komanda-bazė pėr kontrollimin dhe komunikimin e radios, pėr shpejtėsinė nė bokse dhe pėr pirjen e lėngjeve gjatė garės.

Gomat - Nė qendėr, nė ekran, shfaqet edhe njė opsion pėr gomat, qė tregon presionin e tyre, si dhe mėnyrėn se si duhen ndryshuar marshet, qė tė mos konsumohen shumė gomat.



Tė dhėnat teknike

Shasia: Prej fibrash karboni

Kambio: Gjysmautomatike dhe kontroll elektronik

Nr i marsheve: 7 + indietro (marshi mbrapa)

Frenat: Disk karboni me fletė

Amortizimi: Me amortizatorė tė pavarur

Pesha: 605 kg. (me ujin, vajin dhe pilotin)

Disqet: BBS 13

Motori

Tipi: 056

Nr. i cilindrave: 8

Blloku: prej alumini dhe me kėnd 90 gradė

Nr. i valvolave: 32

Distributori: Pneumatik

Kubikėt: 2 398 cm3

Diametri i cilindrit: 98 mm

Pesha e motorit: 95 kg

Elektronika: Magneti Marelli

Injeksioni: Statik Magneti Marelli

Karburanti: Shell V‑Power

Vaji: Shell
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:48 pm

SEPANG (Malajzi), 25 shtator 2005 - Valentino Rossi eshte kampioni i botes per te shtaten here ne historine e garave me motora. Pezarezi i Yamahas ia arriti fale vendit te dyte te zene ne Cmimin e Madh te Malajzise, gare e fituar nga protagonisti i ektij fund-sezoni, Loris Capirossi.

Ishim mesuar te shikonim Doktorin te monopolizonte skenen duke i bere te tijat keto fitore. Por sot Vale gjeti para vetes nje Ducati te jashtezakonshem dhe nje Capirossi shume te perqendruar dhe ne forme.

Valevitja e flamurit bardhezi(me katrore) ka shenuar edhe fillimin e festimeve te triumfit te shtate te Valentinos. 7, sic jane 7 xhuxhat me te cilet Valentino deshi te festonte ne transmetim boteror. Duke prere finishin veshi nje bluze te bardhe me nje numer 7 te stampuar perpara dhe ne mes te pistes arriti u bashkua me tifozet e Fan Clubit te tij te veshur si 7 personazhet e perralles se Walt Disney-t. Pasi u shtri para tyre, iu bashkangjit edhe nje vajze e veshur si Borebardha, e cila nuk mund te mungonte. I kerkojne te filloje Formula 1, i kerkojne Rally, me pak fjale i kerkojne te mahnise serish. Shume e madhe fama mediatike per nje sportist te jashtzakonshem i cili duket se ka kthyer ne normalitet nje seri bemash qe e kane kthyer ne nje figure te pakrahasueshme te sporteve te shpejtesise
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:49 pm

Japanese Grand Prix

--------------------------------------------------------------------------------

Finlandezi ka mundur tė fitojė garėn e Suzukės nė xhiron e fundit, edhe pse u nis i 17-ti 10-10-2005

Raikonen arrin misionin e pamundur


Piloti finlandez i skuderisė Mclaren-Mercedes, Kimi Raikonen, ka zhvilluar ditėn e diel njė nga garat mė tė bukura tė kėtij sezoni. Eshtė nisur nga vendi i 17-tė nė Ēmimin e Madh tė Japonisė dhe ka arritur ta fitojė atė. Megjithėse arriti tė bėnte kėtė mrekulli, Raikoneni nuk pati mundėsi tė ndalte skuderinė Renault, qė tė rimerrte kryesimin e klasifikimit pėr konstruktorė. Skuderia franceze ėshtė ringjitur nė krye me dy pikė avantazh ndaj McLaren-it. Pilotėt e saj, Fernando Alonso dhe Xhankarlo Fizikela, janė renditur nė vendin e dytė dhe tė tretė nė kėtė garė.

Njė fakt, interesante nė kėtė garė ka qenė kur spanjolli Alonso, i cili trashmė ėshtė edhe kampioni i botės pėr kėtė sezon, ka arritur tė parakalojė Majkėll Shumakerin, dy herė gjatė kėsaj gare. Nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė, ai ka 123 pikė, ndėrkohė qė Raikoneni ka 104. Duhet theksuar se finlandezi ka arritur fitoren e shtatė nė kėtė sezon, ndėrkohė qė Alonso ka vetėm 6. Australiani Mark Veber e ka pėrfunduar garėn nė vendin e katėrt pėrpara Xhenson Batonit dhe bashkėkombasit tė tij, Devid Kulthardit. Gjermani i Ferrarit, Majkėll Shumaker, ėshtė renditur nė vendin e shtatė pėrpara vėllait tė tij Ralfit, i cili megjithėse u nis nga "poli", nuk mundi tė merrte mė shumė se njė pikė. "Kjo ishte njė nga fitoret mė tė vėshtira qė kam arritur deri tani, megjithatė ishte padyshim edhe fitorja mė e bukur, pasi u arrit pas njė lufte tė ashpėr, - ka thėnė Raikoneni, i cili ka ndėrperė dhe serinė e fitoreve radhazi tė Ferrarit nė Suzuka. - Me tė vėrtetė ka qenė njė nga fitoret mė tė bukura. Nuk kisha asgjė pėr tė humbur, janė shanset e fundit." Ndėrkohė qė numri 1 i kėsaj skuderie, Ron Denis, ka shtuar: "Nė momentet e fundit mė pyeti pėr xhirot e mbetura dhe i thashė se kishte mbetur vetėm njė. I kėrkuam maksimumin dhe me gjithēka rezultoi fenomenale."

Skuderia Renault, nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr konstruktorė, ka 176 pikė, ndėrkohė qė McLaren-i 174. Nė tė vėrtetė ka qenė dalja nga gara e Huan Pablo Montojės ajo qė me sa duket i ka kushtuar vendin e parė nė klasifikimin pėr konstruktorė skuderisė McLaren-Mercedes. Nė tė vėrtetė ka qenė Zhak Villnėv ai qė ka shkaktuar kėtė incident, i cili rezultoi fatal pėr pilotin kolumbian. "Nuk arriti tė frenonte nė momentin e duhur. Mė pas u fut nė shikan shumė gjerė dhe sa vinte e zgjeronte trajektoren, derisa mė nxori krejtėsisht jashtė," - ka thėnė menjėherė pas incidentit Huan Pablo Montoja, i cili ishte dhe fituesi i garės sė kaluar nė Brazil. Pikėrisht pėr kėtė incident ka hyrė mė pas nė pistė edhe makina e sigurisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   Sun May 04, 2008 12:50 pm

Bie perdja nė Formula 1 -

--------------------------------------------------------------------------------

Me garen e fundit te zhvilluar ne Shangaj - Kine ku triumfoi kampioni aktual i ri F.Alonso bie edhe perdja per Formula 1 per kete vit. Spanjolli Fernando Alonso shpallet kampion me i ri ne historine e Formula 1-shit. Poashtu edhe Renault fiton titullin e konstruktoreve per kete sezon.

Top-10 final i sezonit

1 Fernando Alonso Spanish Renault 133
2 Kimi Räikkönen Finnish McLaren-Mercedes 112
3 Michael Schumacher German Ferrari 62
4 Juan Pablo Montoya Colombian McLaren-Mercedes 60
5 Giancarlo Fisichella Italian Renault 58
6 Ralf Schumacher German Toyota 45
7 Jarno Trulli Italian Toyota 43
8 Rubens Barrichello Brazilian Ferrari 38
9 Jenson Button British BAR-Honda 37
10 Mark Webber Australian Williams-BMW 36

Konstruktoret:

1 Renault 191
2 McLaren-Mercedes 182
3 Ferrari 100
4 Toyota 88
5 Williams-BMW 66
6 BAR-Honda 38
7 Red Bull Racing 34
8 Sauber-Petronas 20
9 Jordan-Toyota 12
10 Minardi-Cosworth 7

___

Te shohim se cdo na sjell viti tjeter, ne nje interviste Shumi kishte thene se nuk largohet nga F1 pa mundur Raikonenin dhe Alonson.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Formula 1!!   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Formula 1!!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks :: Sport :: Sport-
Kėrce tek: